Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

22/05/2026 - 16:19
në Lajme
A A
Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy zyrtarë të Ziraat Bank janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në një skemë të dyshuar financiare, ku një qytetare nga Prizreni pretendon se është futur në kredi pa dijeninë e saj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ural Zymberin, menaxher i degës së Ziraat Bank në Prizren dhe Kastriot Kabashin, analist i bankës në Prishtinë.

Sipas hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rasti lidhet me transferimin e 24 mijë eurove nga llogaria e të dëmtuarës R.L. në drejtim të dy bizneseve, përmes dy transaksioneve nga 12 mijë euro secili.

Hetuesit dyshojnë se menaxheri i bankës kishte urdhëruar verbalisht realizimin e transaksioneve, ndërsa analisti bankar kishte ekzekutuar transferet, ndonëse sipas rregulloreve bankare shpërndarja e shumave mbi 10 mijë euro nuk lejohet pa faturë ose kontratë shitblerjeje.

Sipas dosjes hetimore, pas këtyre veprimeve kredia në emër të qytetares ishte dërguar në procedurë përmbarimore, ndërsa më pas ajo ishte kallëzuar penalisht nga vetë banka, edhe pse, sipas hetimeve, nuk ekziston provë që ajo kishte realizuar ndonjë transaksion apo kishte përfituar nga kredia prej 25 mijë eurosh.

Prokuroria dyshon se veprimet e dy zyrtarëve e kanë futur të dëmtuarën në obligime financiare dhe procedura përmbarimore pa dijeninë e saj.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrjedhën financiare të shumës prej 25 mijë eurosh dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë.

JU REKOMANDOJMË

Privilegjet pas mandatit: Presidenca hap tender për sigurime shëndetësore e udhëtimi për ish-presidentët

Privilegjet pas mandatit: Presidenca hap tender për sigurime shëndetësore e udhëtimi për ish-presidentët
22/05/2026 - 16:11

Zyra e Prokurimit e Presidencës së Kosovës ka hapur tender për ofrimin e sigurimeve shëndetësore dhe të udhëtimit për ish-presidentët e Republikës së Kosovës dhe familjet e tyre,...

Më shumëDetails

Verë e nxehtë: Evropa Perëndimore përgatitet për temperatura ‘përvëluese’

Verë e nxehtë: Evropa Perëndimore përgatitet për temperatura ‘përvëluese’
22/05/2026 - 16:01

Portugalia, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të kalojnë 30°C të premten dhe javën tjetër, me parashikime rekordesh të reja për majin. Një pjesë e madhe e...

Më shumëDetails

Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të PZAP-së

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese
22/05/2026 - 15:28

Në seancën e mbajtur më 22.05.2026, ankesa e subjektit politik “Lista Serbe” është refuzuar si e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së, është vërtetuar.PZAP, me vendimin ZP.Anr.5/2026 të datës...

Më shumëDetails

Qytetari e quajti “xhenaze”, kryetari Totaj ia kthen: “Nëse ki familje, përshëndeti krejt”

Qytetari e quajti “xhenaze”, kryetari Totaj ia kthen: “Nëse ki familje, përshëndeti krejt”
22/05/2026 - 15:27

Një postim i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili kishte për qëllim të denonconte gjuhën e urrejtjes dhe linçimet, ka përfunduar në një debat të...

Më shumëDetails

Sindikata e Punëtorëve Privatë: Vendimi i qeverisë për 100 eurot, qesharak

Sindikata e Punëtorëve Privatë: Vendimi i qeverisë për 100 eurot, qesharak
22/05/2026 - 15:24

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e nga 100 eurove për studentët,...

Më shumëDetails

Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve
22/05/2026 - 15:21

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detajet rreth ekzekutimit të shtesave financiare për kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Sipas Muratit, për pensionistët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Në kohë fushate Kurti njofton pakon për përballje me inflacionin: 100 euro për pensionistët, fëmijët, sektorin privat e studentët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë