Derisa po vazhdon numërimi për Asamble Komunale në Qendrat Komunale të Numërimit, në Mitrovicë deri tani janë numëruar rreth 70% të votave, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ këta janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK:
Si prijës i listës Arian Tahiri ka marrë gjithsej 8.157 vota, pas tij radhitet Fisnik Suma me 503 vota, Shkëlqim Ibrahimi 442 vota, Majlinda Kurti 435 vota dhe Igballe Islami me 429 vota.