Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi nga AVONET: Kosova nuk e ka luksin t’i thotë jo gazit amerikan

12/06/2026 - 17:35
në Lajme
A A
Gashi nga AVONET: Kosova nuk e ka luksin t’i thotë jo gazit amerikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i rrjetit të organizatave “Avonet”, Kenan Gashi, ka folur rreth çështjes së gazit amerikan duke thënë se Kosova nuk e ka luksin që t’i thotë jo këtij projekti, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Gashi ka thënë se kjo nuk duhet të bëhet sidomos në një kohë kur siguria energjetike mbetet një nga sfidat më të mëdha të shtetit tonë.

“Për këtë arsye, çdo mundësi që kontribuon në diversifikimin e burimeve të energjisë duhet të shqyrtohet me seriozitet dhe përgjegjësi. Gazi mund të shërbejë si një alternativë tranzitore, duke rritur sigurinë e furnizimit, duke ulur varësinë nga një burim i vetëm energjie dhe duke krijuar më shumë stabilitet për ekonominë e vendit.” – deklaron Gashi.

Postimi i plotë:

𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐤𝐚 𝐥𝐮𝐤𝐬𝐢𝐧 𝐭’𝐢 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐣𝐨 𝐠𝐚𝐳𝐢𝐭 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧

Kosova nuk e ka luksin t’i thotë jo një iniciative për furnizim me gaz amerikan, sidomos në një kohë kur siguria energjetike mbetet një nga sfidat më të mëdha të shtetit tonë.

Nëse Kosova do të refuzonte një alternativë të tillë, atëherë do të duhej të kishte një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për sigurimin e energjisë nga burime të tjera. Do të duhej të dëshmonte se ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese, burime alternative dhe një strategji afatgjatë që garanton stabilitet energjetik për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Fatkeqësisht, sot nuk jemi në atë situatë.

Sektori energjetik në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta strukturore. Varet në masë të madhe nga termocentralet ekzistuese, të cilat shpesh përballen me vështirësi teknike, ndërsa investimet në burime të reja energjetike nuk kanë arritur ende nivelin e nevojshëm për të garantuar pavarësi dhe siguri të plotë energjetike.

Për këtë arsye, çdo mundësi që kontribuon në diversifikimin e burimeve të energjisë duhet të shqyrtohet me seriozitet dhe përgjegjësi. Gazi mund të shërbejë si një alternativë tranzitore, duke rritur sigurinë e furnizimit, duke ulur varësinë nga një burim i vetëm energjie dhe duke krijuar më shumë stabilitet për ekonominë e vendit.

Krizat energjetike të viteve të fundit kanë treguar se mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme prodhuese sjell pasoja të drejtpërdrejta financiare për shtetin, bizneset dhe qytetarët. Importi i shtrenjtë i energjisë, subvencionet emergjente dhe pasiguria në furnizim kanë krijuar barrë të konsiderueshme për buxhetin publik dhe për mirëqenien e familjeve kosovare.

Prandaj, debati nuk duhet të jetë nëse duhet t’i themi “po” apo “jo” gazit amerikan për arsye politike apo emocionale. Debati duhet të fokusohet në interesin strategjik të Kosovës, në sigurinë energjetike dhe në garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji për dekadat e ardhshme.

Derisa Kosova nuk ka siguruar alternativa të mjaftueshme dhe të besueshme energjetike, refuzimi i një mundësie të tillë pa ofruar zgjidhje konkrete nuk do të ishte përgjegjësi, por rrezik për të ardhmen energjetike të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit: Iu përgjigj thirrjes së lirisë në ditët më të vështira të Kosovës

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit: Iu përgjigj thirrjes së lirisë në ditët më të vështira të Kosovës
12/06/2026 - 18:26

U.d presidentja Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjen Jashari për vdekjen e ish-komandantit të UÇK’së, Sahit Jasharit. Haxhiu, ka thënë se Sahit Jashari, i përkiste brezit të njerëzve që...

Më shumëDetails

‘‘U përjetësove me veprën tënde’’, Kurora e Hashim Thaçit mbi varrin e Sahit Jasharit: U prehsh në paqe, hero i UÇK-së

‘‘U përjetësove me veprën tënde’’, Kurora e Hashim Thaçit mbi varrin e Sahit Jasharit: U prehsh në paqe, hero i UÇK-së
12/06/2026 - 18:20

Artan Behrami ka ndarë një fotografi të kurorës së vendosur nga presidenti Hashim Thaçi te varri i Sahit Jasharit, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit që vdiq mbrëmë. Në kurorë...

Më shumëDetails

Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë

Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë
12/06/2026 - 17:55

Daan Everts, ish diplomati holandez dhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë në vitet e pasluftës, drejtoi kritika të ashpra ndaj Dhomave të Posaçme ku po gjykohen...

Më shumëDetails

Trump: Irani po gënjen për marrëveshjen, këta janë njerëz shumë të pandershëm

Trump: Irani po gënjen për marrëveshjen, këta janë njerëz shumë të pandershëm
12/06/2026 - 17:10

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Iranin se ka gënjyer në lidhje me kushtet e një marrëveshjeje të kohëve të fundit bërthamore dhe e ka dënuar...

Më shumëDetails

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, Elezi: Pas kësaj fillon numërimi i atyre me postë

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, Elezi: Pas kësaj fillon numërimi i atyre me postë
12/06/2026 - 16:56

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) synon...

Më shumëDetails

Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat
12/06/2026 - 16:47

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

    Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Azemi jep lajmin e shumëpritur!

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    534 Shpërndaje
    Shpërndaje 214 Tweet 134

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë