Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur – për votim të fshehtë duhet konsensus i gjerë

01/07/2025 - 12:41
në Lajme
A A
Gashi: Qeverisë Kurti po i vjen fundi, në shtator duhet të shpallen zgjedhjet e rregullta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se procedura për votimin e kryetarit të Kuvendit përcaktohet qartë nga Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe tha se këtë qartësi e kanë konfirmuar edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e kryetarit duhet të bëhet duke ndjekur praktikën e konsoliduar të legjislaturave të kaluara, ku votimi ka qenë i hapur.

Ai tha se kjo mund të ndërrojë vetëm nëse ka konsensus të gjerë dhe gjithëpërfshirës ndërmjet grupeve parlamentare dhe se s’mund të ndërmerret njëanshëm nga kryesuesi i seancës.

“Procesi i konstituimit të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, është element thelbësor për garantimin e funksionimit të institucioneve dhe për zhbllokimin e ngërçit politik. Procedura e votimit për Kryetarin përcaktohet qartë nga Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe është interpretuar në mënyrë të njëjtë dhe të qëndrueshme në praktikat e mëparshme të Kuvendit. Sipas vendimit të Kryesisë së kaluar, si organ përgjegjës për përgatitjen e seancës konstituive, dhe sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet duke ndjekur praktikën e konsoliduar të legjislaturave të kaluara, ku votimi ka qenë i hapur”, ka shkruar Gashi.

“Çdo tentativë për të ndryshuar këtë praktikë dhe këtë procedurë — duke kaluar nga votimi i hapur në të fshehtë — mund të bëhet vetëm mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe gjithëpërfshirës ndërmjet grupeve parlamentare, në përputhje me frymën konsensuale të seancës konstituive. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndërmerret me vendim unilateral të kryesuesit të seancës, i cili ka një rol teknik dhe të përkohshëm për të zbatuar rregulloren dhe vendimet paraprake të Kuvendit, jo për t’i ndryshuar ato sipas bindjeve apo vullnetit personal”.

Gashi bëri thirrje për respektim të rregullores si rruga e vetme që çon në zhbllokim.

“Ky është një vlerësim i paanshëm dhe një thirrje për zgjidhjen e problemit: respektimi i rregullores, i vendimeve të Kryesisë dhe i praktikës së deritanishme është rruga e vetme për të ruajtur legjitimitetin institucional, për të ndërtuar konsensus dhe për të zhbllokuar funksionimin normal të Kuvendit në interes të qytetarëve dhe të demokracisë”.

JU REKOMANDOJMË

Kurti flet për gjatësinë e gjerësinë e urave që do të ndërtohen në Mitrovicë: Në vjeshtë i inaugurojmë
Kryesore

Kurti flet për gjatësinë e gjerësinë e urave që do të ndërtohen në Mitrovicë: Në vjeshtë i inaugurojmë

01/07/2025 - 17:37
“10 muaj e mbajta në barkë, në fund më vdiq” – Gruaja akuzon gjinekologen Ukelli për humbjen e foshnjës, ja çka thotë kjo e fundit
Lajme

“10 muaj e mbajta në barkë, në fund më vdiq” – Gruaja akuzon gjinekologen Ukelli për humbjen e foshnjës, ja çka thotë kjo e fundit

01/07/2025 - 16:48
Vodhi disa herë në të njëjtin market, 34-vjeçari kapet në flagrancë nga pronari
Lajme

Vodhi disa herë në të njëjtin market, 34-vjeçari kapet në flagrancë nga pronari

01/07/2025 - 16:28
Qeveria dha tender të negociuar prej 3 milionë eurove për ndërtimin e dy urave mbi Ibër
Kryesore

Qeveria dha tender të negociuar prej 3 milionë eurove për ndërtimin e dy urave mbi Ibër

01/07/2025 - 16:13
Një ton e gjysmë mish pule me salmonelë gjendet në kompaninë “Medina”- AUV merr vendim
Kryesore

Një ton e gjysmë mish pule me salmonelë gjendet në kompaninë “Medina”- AUV merr vendim

01/07/2025 - 16:00
Mungesa e institucioneve arsye që Kosova s’ka marrë pagesa nga Plani i Rritjes, Kurti s’e përmend në fjalim në Shkup
Lajme

Mungesa e institucioneve arsye që Kosova s’ka marrë pagesa nga Plani i Rritjes, Kurti s’e përmend në fjalim në Shkup

01/07/2025 - 15:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë