Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

01/07/2025 - 11:39
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka gjetur se mullinjtë “Blerina” Sh.P.K. dhe “Amidoni Group” Sh.P.K. janë gjobitur për shkak se kanë prodhuar miell Tip 400 në kundërshtim me obligimet ligjor.

Në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, shihet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve ka zbuluar se këto dy kompani nuk kanë kryer pasurimin e miellit me Acid Folik dhe Fero Sulfat, ashtu siç i obligon ligji.

Gjatë inspektimit të kryer nga inspektorati fitosanitar i AUV në mullirin e kompanisë “Blerina” Sh.P.K. në Lipjan, pronari ka thënë se është duke e bërë pasurimin e miellit me Acid Folik dhe Fero Sulfat, mirëpo pas analizave të bëra ka dalë se mielli nuk i përgjigjet kualitetit për konsum në bazë të standardeve ligjor, pasi që nuk e e ka bërë pasurimin e mellit me acid folik e fero sulfat.

Për shkak të këtij veprimi të kundërligjshëm dhe të dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve, Gjykata e ka dënuar mullirin “Blerina” Sh.P.K. me 1000 euro, ndërsa personin përgjegjës të kompanisë, Bedri Aliu me 500 euro gjobë.

Inspektorët fitosanitar të AUV kanë gjetur edhe një mulli në Lipjan që bën prodhimin e miellit në kundërshtim me kushtet ligjore, të cilat e obligonin të bëjë pasurimin e miellit me Acid Folik e Fero Sulfat. Fjala është për mullirin e kompanisë “Amidoni Group” Sh.P.K.

Për shkak të gjetjeve që kanë bërë inspektorët fitosanitar të AUV në këtë mulli, gjykata e ka dënuar kompaninë “Amidoni Group” Sh.P.K. me 1000 euro gjobë, ndërsa personin përgjegjës të kompanisë, Ramadan Krasniqi me 500 euro gjobë.

Cilat janë rreziqet nga mos pasurimi i miellit me Acid Folik e Fero Sulfat?

Rreziqet nga mungesa e Acidit Folik janë:

  • Defekte te fëmijët e sapo lindur
  • Anemi megaloblastike
  • Rrezik për komplikime në shtatzëni

Rreziqet nga mungesa e Fero Sulfatit:

  • Anemi nga mungesa e hekurit
  • Rritje e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve
  • Vonesë në zhvillim te fëmijët

Ndiqeni hulumtimin e Veriu.info:

JU REKOMANDOJMË

Protesta në Tiranë/ Një nënë raporton se fëmija i ka humbur në turmë

Protesta në Tiranë/ Një nënë raporton se fëmija i ka humbur në turmë
20/06/2026 - 20:08

Një fëmijë i mitur është raportuar së ka humbur këtë të shtunë në protestë që po zhvillohet para Kryeministrisë. Një qytetare ka njoftuar se një fëmijë me emrin...

Më shumëDetails

Qeveria i kërkon SHBA-së mbështetje për gazifikim të thëngjillit, e jo përfshirje në rrjetin rajonal për gazin amerikan

Qeveria i kërkon SHBA-së mbështetje për gazifikim të thëngjillit, e jo përfshirje në rrjetin rajonal për gazin amerikan
20/06/2026 - 19:48

Derisa SHBA-ja ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e projektit rajonal për gazin amerikan, Qeveria në detyrë ka dhënë një propozim tjetër. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,...

Më shumëDetails

Merz: Mali i Zi praktikisht gati për pranim në BE, kapitujt e negociatave janë kryesisht të përfunduar

Merz: Mali i Zi praktikisht gati për pranim në BE, kapitujt e negociatave janë kryesisht të përfunduar
20/06/2026 - 19:41

Kancelari gjerman Fridrih Merz ka thënë se Mali i Zi është praktikisht tashmë gati për pranimin në Bashkimin Evropian. Këtë ai e deklaroi pas samitit dyditor të liderëve...

Më shumëDetails

Avioni i ri i Trump/ Presidenti prezanton dhuratën luksoze nga Katari, pavarësisht polemikave

Avioni i ri i Trump/ Presidenti prezanton dhuratën luksoze nga Katari, pavarësisht polemikave
20/06/2026 - 19:10

Donald Trump prezantoi dhuratën e tij luksoze, një avion të ri Air Force One, që iu dha nga Katari dhe është shndërruar tashmë në aeroplanin zyrtar presidencial të...

Më shumëDetails

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
20/06/2026 - 18:58

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se transporti tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur, duke hedhur poshtë në mënyrë indirekte pretendimet e Iranit se...

Më shumëDetails

Hasani për qasjen e Kurtit: Mesazhi i tij është i qartë, “e zgjedhi Presidentin ashtu siç them unë”

Arkitektonika e arkitekturës së sigurisë perëndimore
20/06/2026 - 18:41

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është deklaruar lidhur me situatën politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, dhe çështjes së formimit të institucioneve të reja. Hasani,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë