Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazeta ukrainase: Konflikti me BE-në, ShBA-në dhe Serbinë e ka zhytur Kosovën në një krizë politike

03/06/2025 - 19:12
në Lajme
A A
Gazeta ukrainase: Konflikti me BE-në, ShBA-në dhe Serbinë e ka zhytur Kosovën në një krizë politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës u mbajtën më 9 shkurt, por katër muaj më vonë, vendi vazhdon të jetë pa qeveri dhe pa kryetar Kuvendi.

Më 2 qershor, dështoi përpjekja e 25-të për formimin e një qeverie të re — një fakt që sipas gazetës ukrainase European Pravda, dëshmon për thellimin e krizës politike në shtetin më të ri të Evropës.

Që prej zgjedhjeve, deputetët e rinj mblidhen çdo 48 orë në përpjekje për të zgjedhur udhëheqësinë e re institucionale, por pa sukses.

Si rezultat, Kosova ndodhet në një bllokadë të zgjatur politike, pa ndonjë rrugëdalje të qartë në horizont.

Sipas European Pravda, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti doli partia e parë në zgjedhje, ajo humbi terren krahasuar me rezultatin e mëparshëm, duke siguruar vetëm 48 ulëse — dhjetë më pak se në zgjedhjet e fundit.

Ky rezultat është i pamjaftueshëm për formimin e një shumice në Kuvendin 120-anëtarësh, ndërsa krijimi i një koalicioni ka rezultuar i pamundur.

Krizës i shtohet edhe fakti se opozita është e vendosur të largojë Kurtin nga pushteti, por vetë nuk ka numrat për të formuar një qeveri. Përplasja mes këtyre dy kampeve politike ka bllokuar çdo përpjekje për normalizimin institucional.

Gazeta ukrainase thekson se Kurti dhe Vetëvendosje përfaqësojnë një brez të ri politikanësh, që kanë sfiduar trashëgiminë e elitave të vjetra të luftës.

Por kjo ka sjellë edhe përplasje të forta me aleatët tradicionalë të Kosovës, sidomos për shkak të qasjes së ashpër të Kurtit ndaj veriut të vendit dhe minoritetit serb.

Në përpjekje për të shtrirë kontrollin e plotë të Prishtinës mbi veriun me shumicë serbe, Kurti ka acaruar raportet me BE-në dhe SHBA-në. Sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, ndërkohë që Serbia nuk u përball me pasoja, e kanë rritur ndjeshëm tensionin politik të brendshëm.

Sipas European Pravda, opozita kosovare e sheh këtë përballje me Perëndimin si të rrezikshme për të ardhmen e vendit, duke pasur parasysh sfidat ekzistuese si varfëria, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Një tjetër faktor që e ndërlikon situatën është fakti se 10 vende në Kuvend janë të rezervuara për minoritetet, shumica prej tyre të zëna nga Lista Serbe — një parti e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo i jep Beogradit një ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të Kosovës dhe, sipas gazetës, kontribuon në destabilitetin aktual.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka ndërmarrë hapin për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh se një cikël tjetër zgjedhor mund ta thellojë edhe më shumë krizën.

Integrimi në BE në udhëkryq

Kosova përballet me një udhëkryq të vështirë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

European Pravda thekson se pengesa kryesore për këtë mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, bisedime që u ndërprenë pas sulmit të armatosur të vitit 2023 në fshatin Banjskë.

Në sfondin e kësaj situate, figura si Richard Grenell — ish-emisari i posaçëm amerikan gjatë administratës Trump dhe mik i ngushtë i Vuçiqit — vazhdojnë të kenë ndikim të konsiderueshëm, shpesh duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë së Kosovës.

European Pravda e përshkruan situatën aktuale në Kosovë si një krizë të shumëfishtë: institucionale, politike, ekonomike dhe diplomatike. Dhe zgjidhja e saj mbetet ende larg.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj: Kurti aludonte për sovranitet në veri, pabarazi që tani mos të rritet çmimi i rrymës atje
Lajme

Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat

05/06/2025 - 13:16
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve të kuvendit: Nëse s’kini guxim me udhëheq, kini dinjtetin me u tërheq

05/06/2025 - 12:46
Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit
Lajme

Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit

05/06/2025 - 12:34
Kryeziu: S’besoj që po veprojmë jashtligjshëm me propozimin e votimit të fshehtë
Lajme

Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

05/06/2025 - 12:15
Bajrami: Deri të ketë dorëheqje efektive që Kurti e ministrat të mos mund të kthehen në zyrë, LDK voton kundër
Lajme

Bajrami: S’ka kurrfarë arsyeshmërie për zgjedhje të reja nacionale

05/06/2025 - 11:58
Deputetja e Nismës: S’ka marrëveshje, Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim
Lajme

Deputetja e Nismës: S’ka marrëveshje, Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim

05/06/2025 - 11:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1316 Shpërndaje
    Shpërndaje 526 Tweet 329
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë