Gazetari Lirim Mehmetaj përmes një shkrimi në Facebook ka ftuar votuesit e LDK-së që ta votojnë kandidatin me numër 85, Naim Hajra, i cili është i linduar dhe ka jetuar në veri të Kosovës, saktësisht në fshatin Cerajë të Leposaviqit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ftesa e tij ka ardhur pasi Naim Hajra ishte pjesë e një debati me një kandidat ë Vetëvendosjes që vjen nga Dragashi.
“Eshte nga fshati Ceraje ne Komunen e Leposaviqit. Lindur e jetuar ne Veri te Kosoves. Ky tjeteri i Vetevendosjes, lindur, rritur dhe banor i Dragashit. Ky i Dragashit po mundohet me i tregu ketij te Veriut se si eshte situata ne Veri. Ata qe e votojne LDK-ne, patjeter do te duhej te votonin per zoteri Naim Hajren.” – shkruan Mehmetaj.
Postimi i plotë:













