Gazetari Enis Veliu ka ngritur alarmin për organet e drejtësisë për siç thotë ai manipulimin 100% me fazën e dytë të tenderit për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore në komunën e Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Si në shumë raste tjera edhe këtu Prokurorisë i duhen shumë pakë punë për me arrestuar brenda dite ideatorët dhe ekzekutuesit e kësaj skeme të madhe korrupsioni që zhvat taksat publike.
Bazuar në Dosjen e Tenderit, kompanitë që aplikojnë në këtë tender gjatë tri viteve të fundit duhet të kenë qarkullim më shumë se 14 milionë euro.” – shkruan ai.
Sipas Veliut në tender kanë aplikuar 4 kompani, tri sipas skenarit kurse një jashtë saj.
Kjo e fundit sipas tij ka aplikuar me çmim 1 milion euro më lirë por sërish është eliminuar dhe komisioni ka përzgjedhur All Zone.
Postimi i plotë:
Alarm për Organet e drejtësisë
Faza dytë e tenderit për shtirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore në komunën e Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi është 100 % i manipuluar.
Si në shumë raste tjera edhe këtu Prokurorisë i duhen shumë pakë punë për me arrestuar brenda dite ideatorët dhe ekzekutuesit e kësaj skeme të madhe korrupsioni që zhvat taksat publike.
Bazuar në Dosjen e Tenderit, kompanitë që aplikojnë në këtë tender gjatë tri viteve të fundit duhet të kenë qarkullim më shumë se 14 milionë euro.
Ka edhe shumë kërkesa tjera, por me to s’po merrem hiç sepse nuk ka asnjë nevojë, pra mjafton vetëm kjo.
Në tender konkurrojnë 4 kompani.
Tri si pjesë e skenarit, njëra prej tyre jashtë kontrollit.
Kompania All Zone e cila është shpallur fitues e tenderit ka aplikuar me 6,893,358.91 €
Kompania tjetër Kosova Water and Energy ka aplikuar me 6,976,809.33 €
Konsorciumi tjetër MetBat & Adetex me 6,984,920.38 €.
Dhe kompania e fundit Limitproject me 5,865,211.19 €
Pra, dallimi mes kompanisë së shpallur fituese All Zone dhe kompanisë tjetër që ka qenë në garë Limitproject është mbi 1 milionë euro
Në bazë të një hulumtimi të realizuar shihet se vlera e kontratave publike që ka realizuar kompania All Zone në tri vitet e fundit është 14.5 milionë euro, aq sa është paraparë më dosje të tenderit.
Kompania MetBat gjatë tri viteve të fundit ka qarkullim me tender publik rreth 290 mijë euro dhe atë në fushën e asgjësimit të mbetjeve medicionale. Kompania tjetër Adex ka fituar vetëm një tender rreth 9 mijë euro për inspektim të një vinçi.
Water and Energy në tri vitet e fundit ka fituar vetëm një kontratë publike prej rreth 500 mijë euro.
Ku është loja:
Në këtë tender
Kompania All Zone ka aplikuar me dokumente të kompletuara, deri sa dy kompanitë tjera që kanë pasur çmim më të lartë e që kanë qenë pjesë e këtij mashtrimi milionësh, ato nuk kanë dorëzuar asnjë dokument në platformën elektronike, përveç çmimit.
E kur Xhafa me shok e ka pa se në loje i ka hy edhe një kompani me çmim më të lirë se një milionë euro, atëherë i ka lëshuar argatët e tij për të bere presione e shantazhe për eliminim nga gara me arsyetimin se nuk i plotëson kriteret.
Një milionë euro plus për zgjedhje dorën në zemër nuk janë edhe pakë.
Komandat Xhafa e ka mëndu këtë