Tutje, ekipi ka udhëtuar për në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Aty, cigaret janë gjetur duke u shitur në një biznes të madh me dy lokacione dhe tri markete të vogla.
Biznesi në fjalë është kompania për shitjen e naftës dhe derivateve të saj “BTP Holding”. Madje, në këtë biznes cigaret elektronike dhe pajisjet ishin të ekspozuara për publikun.
“Kameramani: Regular Feet cigare ose Heets?
Shitësja: A po, se më çudite.
Kamermani: Po, qësi. Çfarë shije është ajo?
Shitësja: Dy shije i kom për momentin, Amber dhe Mente.
Kameramani: Mente edhe?
Shitësja: Kjo Amber është dhe kjo ma e fortë thonë është.
Kameramani: E pajisje?
Shitjësja: S’kam aparat për momentin.
Gazetarja: E kur bini?
Shitësja: Ndal të pyes në Mitrovicë a kemi.
Gazetarja: Edhe pyete sa është?
Shitësja: Do janë 65 euro e ka adapterin me mbush ato filterat me fshi e krejt, do janë 35 euro.
Punëtorja me këtë rast tregon se shumë pak biznese i mbajnë, derisa vetë si biznes janë vazhdimisht të furnizuar, për çka e tregon më vonë edhe sasia që sekuestrohet gjatë aksionit të zhvilluar me Doganën e Kosovës.
“Gazetarja: Mezi i gjetëm valla këto, shumë problem me i gjetë.
Shitësja: Pak mbajnë, na mbajmë gjithë, po tash jom mbet se edhe tri lloje të tjera janë.
Gazetarja: Më fal e me boks a shitni ju kështu?
Shitësja: Kështu a? Po sa dush kena.
Gazetarja: Sa e shitni?
Shitësja: 30 euro.
Gazetarja: E me marrë ma lirë se na e kemi një market të vogël, e po na duhet me i marrë kështu me u furnizu.
Shitësja: Na nuk mundemi me të jep ty për ma lirë se kështu i shesim. Këto i marrin këta nuk e di ku i marrin. Se do na vijnë më doket prej Shqipërisë e do prej Serbisë, e nuk e di”.
Për këtë, ekipi ndjek rrugën drejt Mitrovicës për t’u takuar me menaxherin e biznesit dhe për të tentuar për t’u furnizuar me shumicë, duke u prezantuar si pronar të një marketi.
Fillimisht, ai thotë të furnizohen direkt vetë nga dikush në Maqedoni, e më pas ndryshon furnizuesin duke thënë nga dikush tjetër në Prishtinë.
Pastaj, tregon se sasia me të cilën furnizohen është e madhe, pa frikë se i gjithë qarkullimi bëhet ilegalisht, duke i ikur shtetit.
“Gazetarja: Përshëndetje, a je mirë? Alberta.
Menaxheri: Përshëndetje! Gzimi.
Gazetarja: Ndoshta nuk të pengum se veç erdha me i provu këto Heets-at me i provu cigaret dhe aparatet me i marrë për veti, po na e kena edhe një market të vogël në Komoran e tham nëse kishim mujt me u furnizu me na bo ndonjë çmim ma të volitshëm se na the boksi, 30 euro pak shtrenjtë për me mujt me shit atje, e po e din tregu atje është pak ma..
Menaxheri: Prishtinë këtë me shku me marrë e ki 3.5, te na 3. Varet prej vendit qysh shitet.
Gazetarja: Po tash Komorani pak ma..
Menaxheri: Merre një numër të telefonit edhe e këqyrim çfarë çmimi.
Gazetarja: Ose a mundeni me më tregu ku furnizoheni.
Menaxheri: Neve na furnizon njo i Maqedonisë, e këto hyjnë të zezën në Kosovë s’kanë doganë. Edhe kjo edhe kjo hyn të zezën pa doganë.
Gazetarja: Edhe për aparat, tash na shumë s’mundemi me marrë.
Menaxheri: Na lenë një numër kontaktues, na po i shohim çmimet se na e marrim prej tjetër zonë, na s’e marrim direkt prej Maqedonisë, por prej njonit të Prishtinës ai fiton pak që me fitu edhe na pak.
Gazetarja: Cili është ai në Prishtinë, mos është tek sheshi një?
Menaxheri: Valla nuk e di, ja s’e di veç. Ana një numër të telefonit dhe unë t’i tregoj. Çmimet na sa i marrim dhe atë çmim ta japim edhe ty, me të njëjtin çmim. Momentin kur të porositim duhet me boksa, na i porosisim 70 boksa 80, 100 boksa gjithmonë. Sa të vyn na i porosisim dy boksa ekstra”.
Artikulli i plotë: https://betimiperdrejtesi.com/kompania-e-naftes-btp-holding-i-ofron-ekipit-furnizim-me-cigaret-e-kontrabanduara/