Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Geci shkruan për “lëmshin” e Presidentit: Kurti s’e do Vjosën, për një anëtar te familjes Jashari rrinë në sallë PDK, LDK e AAK

24/02/2026 - 11:59
në Lajme
A A
Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti për president e do dikë ‘’që ka më pak dije dhe ndikim në arenën ndërkombëtare, por edhe në popull.’’

Geci ka thënë edhe se, Kurti ka edhe një arsye tjera se pse pse ‘’nuk e do’’ Osmanin si presidente për mandat të dytë, duke përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe e Ohrit dhe se, siç ka thënë Geci, Kurti ‘’nuk po ia fal fjalët e Vjosa Osmanit për “lojën e bixhozit me miqtë tanë ndërkombëtarë ekzistencialë”.’’.

‘‘Tani, Albini, duke pasur parasysh se për Vjosën ka gjasa që 15 deputetët e LDK-së të mos rrinë në sallë, po don me e mënjanu Vjosën nga politika dhe po don me gjetë një figurë për të cilën mund të rrijë në sallë edhe AAK, të paktën, në mos edhe PDK. Për një anëtar të familjes Jashari, ne sallë rrinë te gjithë  PDK LDK AAK . Se çfarë do të ndodhë saktë mbetet të shihet në këto 8 ditët e ardhshme.’’, ka thënë ai mes tjerash.

Geci ka thënë edhe se LDK, e ka lëshuar rastin që të jetë faktor në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku i kishte 20 deputetë.

Postimi:

Të dashur qytetarë, jemi para një sfide të madhe për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Pasi LDK lëshoi shansin e vet për të qenë faktor në Republikën e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kishte 20 deputetë dhe shumë mundësi, tani me 15 deputetë  5 më ks pak mundësi.

Tani këtu kemi vetëm kalkulimet e Albin Kurtit.

Pa dashjen e Albin Kurtit nuk mundet askush ta zgjedhë presidentin, pikë. Varet në tërësi se çfarë do dhe kë do të zgjedhë Albini.

Angazhimi i Edi Ramës në këtë drejtim nuk i ka ndihmuar aspak Vjosa Osmanit, përkundrazi.

Tani t’i shohim numrat:

LVV 57 deputetë plus 9 minoritete = 66.

PDK ka 22 deputetë.

LDK ka 15 deputetë; është pikëpyetje a marrin pjesë të gjithë në zgjedhjen e Vjosa Osmanit.

AAK i ka 6 deputetë.

Lista Serbe ka 9 deputetë.

Në sallë, për t’u zgjedhur Presidenti, duhet të qëndrojnë dhe të marrin pjesë në votim 2/3 e deputetëve, ose së paku 80 deputetë.

Në LDK janë dy deri në katër deputetë që mund edhe të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente dhe, nga kjo arsye, Albin Kurti nuk po dëshiron të rrezikojë me Vjosa Osmanin: nga pak po dëshiron ta eliminojë Vjosen politikisht, e nga pak nuk po rrezikon me shku në zgjedhje te reja.

Ka edhe një arsye tjetër pse Albin Kurti nuk e do Vjosën, e ajo është marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit, pra Asociacioni (Zajednica), Vetëmenaxhimi (Samoupravljanje).

Albini, si duket, nuk po ia fal fjalët e Vjosa Osmanit për “lojën e bixhozit me miqtë tanë ndërkombëtarë ekzistencialë”.

Vjosa Osmani është njohëse më e mirë e Kushtetutës dhe e marrëveshjeve ndërkombëtare se Albin Kurti. Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit është në kundërshtim me Kushtetutën – këtë e ka thënë presidentja Vjosa Osmani  menjiher pas marrëveshjes .

Vjosa është e vetmja që, në postin e presidentes, mund t’i sjellë probleme Albin Kurtit në raport me këtë marrëveshje antikushtetuese.

Albini nuk dëshiron zhurmë në të ardhmen në këtë drejtim, pra po dëshiron implementimin e kësaj marrëveshjeje kundërkushtetuese pa zhurmë, sepse zhurma e atyre që e kanë pranuar marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 – këtë të fundit e rrëzoi Gjykata Kushtetuese – është ende prezente.

Tani Albinit i duhet dikush që ka më pak dije dhe ndikim në arenën ndërkombëtare, por edhe në popull.

Vjosa Osmani ka krijuar autoritet të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, që po e zbeh autoritetin e Albin Kurtit në politikën e jashtme.

Thjesht, në një takim jashtë Kosovës ku marrin pjesë Vjosa Osmani dhe Albini, Albini mbetet nën hijen e Vjosës.

Tani, Albini, duke pasur parasysh se për Vjosën ka gjasa që 15 deputetët e LDK-së të mos rrinë në sallë, po don me e mënjanu Vjosën nga politika dhe po don me gjetë një figurë për të cilën mund të rrijë në sallë edhe AAK, të paktën, në mos edhe PDK.

Për një anëtar të familjes Jashari, ne sallë rrinë te gjithë  PDK LDK AAK .

Se çfarë do të ndodhë saktë mbetet të shihet në këto 8 ditët e ardhshme.

JU REKOMANDOJMË

Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre

Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit
24/02/2026 - 12:41

Komisionet parlamentare që janë trupa punuese të Kuvendit të Kosovës përmes të cilave ushtrohet funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës, janë themeluar së fundi. Në bazë të Kushtetutës së Republikës...

Më shumëDetails

Ish-kryetari i PDK-së: Personalisht do të votoja për një kandidat nga familja Jashari për president

Ish-kryetari i PDK-së: Personalisht do të votoja për një kandidat nga familja Jashari për president
24/02/2026 - 12:25

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se personalisht do të mbështeste një kandidat për president nga familja Jashari. “Është vendim politik që i takon partisë, por personalisht...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Zgjedhjet e reja do të ishin vetëvrasje politike për Kurtin, dyshoj që do ta përkrah Osmanin për presidente

Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
24/02/2026 - 11:53

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për KoSsev, ka folur për situatën politike në vend dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Hasani...

Më shumëDetails

Mashtrim mbi 1.5 milionë euro, arrestohen katër persona në Prishtinë

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
24/02/2026 - 11:34

Sistemi Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se katër persona janë arrestuar për mashtrim mbi 1.5 milionë euro, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë prej 30 ditësh. Në njoftim...

Më shumëDetails

Manxhuka “rritet në gradë”, Kurti i jep një post të rëndësishëm në qeveri!

Manxhuka “rritet në gradë”, Kurti i jep një post të rëndësishëm në qeveri!
24/02/2026 - 11:13

Arlind Manxhuka është emëruar zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në vend të Përparim Kryeziut, i cili dje është emëruar zv/ministër i Arsimit. Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe...

Më shumëDetails

Takimet e kryeministrit me opozitën/ Arifi: Nuk do të befasohesha nëse Kurti i lodh dhe rikthehet te Vjosa

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
24/02/2026 - 10:33

Avni Arifi ka deklaruar se përfshirja e opozitës nga kryeministri Albin Kurti në procesin e zgjedhjes së presidentit do të ishte hap pozitiv në rrethana normale, por ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Egzon Salihu Auto Lipjani

    Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    684 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 171
  • DOKUMENT: Kurti e degradon fort Besnik Bislimin, kjo është detyra e tij e re

    345 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 86
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    765 Shpërndaje
    Shpërndaje 306 Tweet 191
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    574 Shpërndaje
    Shpërndaje 230 Tweet 144
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    818 Shpërndaje
    Shpërndaje 327 Tweet 205

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë