Çifti i njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, momentalisht ndodhen në Holandë.
Ata janë në Amsterdam bashkë me këngëtaren Greta Koçi për të ndjekur nga afër koncertin e mbretëreshës së muzikës pop, Beyonce.
Të njëjtit ndërkohë kanë ndarë me ndjekësit pamje live nga koncerti i yllit të famshëm ndërkombëtar.
Beyonce ndërkohë ka nisur prej kohës turneun e saj botëror “Reneissance”, ku deri më tani ka performuar në disa vende të ndryshme.
Ajo së fundmi ka bërë një performancë të shkëlqyer në Këln të Gjermanisë.