Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla flet 10 ditë pas aktgjykimit: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po angazhohemi për Apelin

26/09/2026 - 15:02
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla flet 10 ditë pas aktgjykimit: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po angazhohemi për Apelin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Saktësisht dhjetë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ku i dënoi ish-krerët e UÇK-së, është bërë e “gjallë”, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Ajo sot e shtunë ka dalë në një konferencë për media, ku ka folur para gazetarëve për Specialen, vendimin e saj, si dhe për projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Dhomat e Specializuara.

Gërvalla i ka mohuar akuzat për bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur asnjë pikëtakim me Specialen, UNMIK-un apo EULEX-in, as drejtpërdrejt e as tërthorazi.

“Deklaratat që më lidhin me bashkëpunimin janë bërë bozë. Nuk ka në asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale, nuk ka asnjë pikëtakim timin, as direkt, as indirekt”, ka thënë Gërvalla në një konferencë për media të shtunën.

Ajo ka kërkuar durim deri në publikimin e aktgjykimit të plotë, duke thënë se atëherë, sipas saj, do të bëhen të qarta faktet dhe do të mund të vlerësohen zhvillimet.

“E kam një shpresë, ata që kanë bërtitur më shumë në këtë lëmi, ata që më së shumti më kanë etiketuar, të paktën para pasqyrës të skuqen që nuk kanë dëgjuar faktet, por kanë zgjedhur t’i përsërisin gënjeshtrat që i kanë vetë në qarkullim”, ka deklaruar ajo.

Kurse për kritikat e bëra ndaj saj se ka heshtur pasi u dënuan krerët e UÇK-së, ajo ka thënë se nuk ka heshtur, por si ministre është angazhuar për përgatitjen e hapave ligjorë.

“Sa i përket heshtjes, nuk kam heshtur, jam ministre e Drejtësisë. Kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të qeverisë. Unë me ekipin tim qysh në ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media. Duhet të jemi profesionistë të mençur, pa shumë bërtima. Duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme (Apelin)”, tha ajo.

Tutje ajo ka pohuar se po e analizon projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Dhomat e Specializuara.

Sipas saj, opinioni i kësaj ministrie do t’i niset më pas Qeverisë.

“Shumica e gjërave që lidhen me Dhomat e Specializuara janë cështje të ekspertizës së lartë. Në MD janë ekspertët që po e analizojnë projektligjin e propozuar nga PDK, kur ta kemi gati do të t’ia dërgojmë qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, do ta dërgojmë shpejt. Por as nuk do të nxitojmë, e ta paguajmë me gabime të papranueshme”, tha ajo. /Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"
26/09/2026 - 14:41

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një ambulancë stomatologjike...

Më shumëDetails

Gërvallla: I jam futur punës që nga dita e parë për betejë ndaj Speciales

Gërvallla: I jam futur punës që nga dita e parë për betejë ndaj Speciales
26/09/2026 - 14:37

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo tha...

Më shumëDetails

Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët, nëse ua heqim pozitat ata sot do të ishin të lirë

Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët, nëse ua heqim pozitat ata sot do të ishin të lirë
26/09/2026 - 14:21

Altin Krasniqi, ka reaguar sërish pas dënimit të katërshes së UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Krasniqi ka deklaruar se, nëse ish-krerët e UÇK-së do të gjykoheshin...

Më shumëDetails

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Sali Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Sali Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në
26/09/2026 - 13:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e...

Më shumëDetails

Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK-së dhe ata të Unionit Shqiptar

Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK-së dhe ata të Unionit Shqiptar
26/09/2026 - 13:23

Motoristët veteranë të UÇK’së dhe ata të Unionit Shqiptar kanë arritur tashmë në sheshin qendror të Prishtinës. “Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes...

Më shumëDetails

“Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

Foto: themeluesja Elbaroza Bunjaku
26/09/2026 - 13:01

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë logopedike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë