Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla: UNMIK’u të mbyllet, është një humbje e madhe parash të OKB-së

21/10/2025 - 20:56
në Lajme
A A
Gërvalla në OKB: Kosova është ekonomi e fortë, Banka Botërore na ka ranguar top-lider në botë për rritje ekonomike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në adresimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ka përsëritur kërkesën për mbylljen e UNMIK’ut.

Gërvalla e ka cilësuar këtë mision si humbje parash të OKB’së, teksa ka thënë se nëse UNMIK do të largohej qysh nesër, nuk do të kishte asnjë ndryshim në vend.

“UNMIK-u duhet të mbyllet. Është një humbje e madhe parash të OKB-së. Nuk i shërben më asnjë qëllimi…Nëse UNMIK-u do të largohej nesër, asgjë nuk do të ndryshonte në Kosovë dhe për qytetarët e saj”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se në Kosovë ka institucione demokratike, agjenci ndërkombëtare dhe organizata të OKB-së që po bëjnë punë të shkëlqyer.

Sipas Gërvallës, “raportet e njëanshme të UNMIK-ut” nuk pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve në terren, “duke i injoruar faktet që dëshmojnë përparimin demokratik të Kosovës dhe përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sundimit të ligjit”.Në fund,ministrja Gërvalla ka deklaruar se Kosova po ecën me vendosmëri në rrugën e saj euroatlantike.

Kërkesë për mbylljen e UNMIK pati edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, ka thënë se është koha që UNMIK të mbyllet dhe të bëhet transferimi i funksioneve të tij.

Bartos ka deklaruar se në Kosovë nuk ka krizë sigurie dhe se takimet për UNMIK-un janë të padobishme.“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”, ka deklaruar Bartos.

JU REKOMANDOJMË

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
Lajme

Buzhala kundër çdo koalicioni PDK-VV: Ftesë publike për Tribunalin Special që Thaçi dhe Veseli të dënohen rëndë

21/10/2025 - 22:58
Duda Balje konfirmon ofertën nga Albin Kurti: Duhet me folë edhe pak…
Kryesore

Balje: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Kurtin për krijimin e qeverisë

21/10/2025 - 22:46
Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë
Lajme

Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

21/10/2025 - 22:31
Valon Syla për Kurtin: Asnjë dost nuk i mbeti, edhe me Adem Demaçin u prish para vdekjes së tij
Lajme

Valon Syla për Kurtin: Asnjë dost nuk i mbeti, edhe me Adem Demaçin u prish para vdekjes së tij

21/10/2025 - 22:14
A ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë? Tregon deputeti Berisha
Kryesore

A ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë? Tregon deputeti Berisha

21/10/2025 - 21:55
Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë
Lajme

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

21/10/2025 - 21:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    909 Shpërndaje
    Shpërndaje 364 Tweet 227
  • Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet zyrtari i lartë shtetëror(Emri)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë