Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

21/10/2025 - 22:31
në Lajme
A A
Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta 24heures.ch, e cila konsiderohet si kryesorja në Zvicrën frankofone, e njohur për gazetarinë e saj të pavarur, ka publikuar një shkrim për dy shqiptarë, një nga Kosova e tjetri nga Maqedonia e Veriut, të dy me qëndrim në Zvicër, e të cilët dyshohen për mbështetje dhe financim të një grupi të afërt me Shtetin Islamik në Kosovë.

Shkrimi tregon se hetimi për ta është afër përfundimit e i cili konsiderohet ndër më të mëdhenjtë kundër terrorizmit që është zhvilluar në Zvicrën frankofone vitet e fundit.

Dy tridhjetëvjeçarë nga Ballkani, një kosovar dhe një shtetas i dyfishtë i Zvicrës dhe i Maqedonisë së Veriut, akuzohen se kanë mbështetur dhe financuar një grup të afërt me Shtetin Islamik në Kosovë.

Gjykimi i tyre, sipas “24heures”, do të zhvillohet në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona më 3 dhe 4 nëntor.

Dy burrat po mbahen tashmë prej tre vitesh në një burg në kantonin Vaud. Ndërsa tash ata përballen me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, ndër të tjera akuza.

Por, kush janë këta dy të dyshuar, që gëzojnë prezumimin e pafajësisë? “24heures” thotë se më i moshuari nga të dy, një kosovar 37-vjeçar, jetonte në lagjen e banesave Lignon në Gjenevë. Rreth dhjetë vjet më parë, ai frekuentonte xhaminë e madhe të Petit-Saconnex.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, ai kishte ushtruar një “ndikim vendimtar” brenda një grupi të vogël të quajtur “Vëllezërit e Vitisë”, me emrin e një qyteti në Kosovë. Thuhet se ai ka udhëhequr degën e tij gjenevase, “Vëllezërit e Gjenevës”, si “emir” që nga viti 2015.

Sipas “24heures”, ideologjikisht, kjo celulë ishte e afërt me Shtetin Islamik, në kulmin e tij në Irak dhe Siri. Aktakuza e përshkruan orientimin e saj si “salafi-xhihadist”. Në Gjenevë, anëtarët e saj thuhet se kishin mbledhur rreth tyre deri në tridhjetë ndjekës. Midis tyre ishte i konvertuari gjenevas Daniel D., i cili më vonë iu bashkua Shtetit Islamik në Siri dhe vazhdon të mbahet atje.

“Vëllezërit e Gjenevës” gjithashtu thuhet se “kishin kontaktuar disa të rinj” për t’u bërë pjesë e grupit. Njëri prej tyre, i cili e kishte refuzuar ofertën, ishte vetëm 14 vjeç.

Gjithnjë sipas “24heures”, të pandehurit kanë sjellë në Zvicër të paktën tre imamë radikalë shqipfolës, disa prej të cilëve kanë vuajtur dënime me burg. Kështu ishte rasti i Rexhep Memishit, i përshkruar si “mentori ideologjik” i grupit. Nga viti 2015 deri më 2022 ai ishte i burgosur në Maqedoni të Veriut, pasi ishte dënuar për rekrutimin e luftëtarëve për Shtetin Islamik. Thuhet se ai kishte vazhduar të frymëzonte “Vëllezërit e Gjenevës” edhe nga burgu.

Një tjetër imam radikal i ftuar nga grupi në Gjenevë, Qëndrim Jashari, thuhet se kishte lexuar një tekst të zëdhënësit të Shtetit Islamik gjatë një takimi në Gjenevë.

Megjithëse të paktë në numër – më pak se dhjetë anëtarë – “Vëllezërit e Gjenevës” ishin shumë të strukturuar, me seanca të rregullta të detyrueshme dhe një “disiplinë të plotë fshehtësie”, sipas aktakuzës. Nuk dihet saktësisht kur autoritetet zvicerane filluan të interesoheshin për ta. Në vitin 2021, hetimi kishte avancuar mjaftueshëm sa që u vendosën mikrofonë në makinën e njërit prej të dyshuarve.

Ky veprim bëri të mundur që ai të përgjohej duke kënduar këngë të Shtetit Islamik edhe kur në makinë ndodheshin gruaja dhe fëmijët e tij. “Rrugët e pushtimit le të mbushen me kufoma”, thoshte një nga këngët. “Do të mbytim, do të djegim, do të hakmerremi”.

Argumenti qendror i prokurorisë është se “Vëllezërit e Gjenevës” dhe homologët e tyre kosovarë, “Vëllezërit e Vitisë”, përbënin një “organizatë të vetme terroriste”. Në Kosovë, anëtarët e saj thuhet se kishin fshehur “katër pushkë automatike të tipit AK47, një pistoletë dhe rreth 3000 fishekë” në një fuçi plastike të groposur në mal.

Sipas hetuesve, këto armë supozohej të përdoreshin për të “marrë pushtetin me forcë në një rajon të caktuar të Kosovës, për të krijuar me forcë, dhe nëse ishte e nevojshme me dhunë, një shtet islamik të drejtuar nga ligji i Sheriatit, dhe […] më pas për t’i bërë betim besnikërie organizatës terroriste Shteti Islamik”. Megjithatë, asnjë akt konkret dhune nuk u vihet në barrë anëtarëve të grupit.

“Ne e kundërshtojmë që grupi ‘Vëllazëria në Kosovë’ të jetë një organizatë terroriste”, tha një person i afërt me njërin prej të dyshuarve. Avokatët e të pandehurve, Julien Gafner dhe Cecile Wendling, refuzuan të flasin para gjyqit. Sipas informacioneve, pritet që ata të kërkojnë lirimin e klientëve të tyre në shumicën e pikave të aktakuzës.

Një nga funksionet e “Vëllezërve të Gjenevës” ishte financimi i grupit binjak të krijuar në Kosovë. Nga viti 2016 deri në 2022, njësia zvicerane thuhet se ka transferuar ekuivalentin e rreth 64.000 deri në 78.000 euro në Ballkan. Një pjesë e vogël e parave – vetëm 1000 deri në 2000 franga, sipas aktakuzës – do të ishte përdorur për blerjen e armëve.

Një shumë më e madhe, rreth 10.000 euro, thuhet se ishte përdorur për të korruptuar prokurorë kosovarë që të kërkonin dënime më të lehta për dy anëtarë të grupit që ishin bashkuar me Shtetin Islamik në frontin irako-sirian.

Celula zvicerane kishte ngritur disa mënyra për t’u vetëfinancuar. Anëtarët e saj paguanin një kuotë mujore (minimumi 50 franga) dhe kontribuonin rregullisht në mbledhje fondesh. Por dy të pandehurit duket se kishin përdorur kryesisht mashtrime me sigurimet shoqërore – një praktikë e zakonshme në grupet xhihadiste të vendosura në Perëndim, transmeton Klankosova.tv.

Kështu, i pari prej tyre, kosovari nga Lignon, thuhet se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 54.363 franga nga përfitimet familjare për fëmijët e tij, edhe pse ata nuk jetonin më në Zvicër.

Sa për të dytin, ai thuhet se kishte shkelur detyrimin për të deklaruar çdo aktivitet fitimprurës, duke përfituar mbi 107.000 franga në ndihmë sociale ndërkohë që punonte si shofer taksie në rajonin e Nyonit.

Dy bashkëpunëtorët gjithashtu thuhet se kishin inskenuar aksidente të rreme me makina, që do t’u kishin sjellë rreth 20.000 franga nga kompanitë e sigurimeve. Dhe në fund, dy kredi Covidi të marra në bazë të të ardhurave të fryra do t’u kishin sjellë 35.000 franga.

Këto shuma dy burrat rrezikojnë t’i kthejnë në rast se shpallen fajtorë në fund të gjyqit. Ata gjithashtu mund të detyrohen të kontribuojnë në shpenzimet e konsiderueshme të hetimit: mbi 1.4 milion franga, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë