Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë se tre operatorë të energjisë elektrike tashmë kanë adresuar në ZRRE kërkesë për ngritje çmimi deri në 35% të energjisë.
Sipas Gërxhaliut, vlera që këta operatorë e kishin në dispozicion gjatë vitit të kaluar ishte 400 milionë ndërsa tashmë i kërkojnë 545 milionë euro.
“Është më se e vërtetë që kërkesa nga tre operatorë është adresuar tek Rregullatori i Energjisë Elektrike në fillim të shkurtit 2025. Është e vërtetë që kërkesa e adresuar nga këndvështrimi i tyre është për ngritje të çmimit për 35% të energjisë. Në vitin 2024 këta tre operatorë i kanë pasur në dispozicion 400 milionë euro për furnizim me energji elektrike dhe stabilizim. Në këtë drejtim për vitin 2025 kërkohen 545 milionë euro, një goditje e cila besoj se do të ketë efekte negative“, deklaroi ai në Kanal10.