Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërxhaliu për rastin e “Contour Global”: Në vend të eksportojë rrymë, Kosova do të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim

06/10/2023 - 10:54
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Gërxhaliu për rastin e “Contour Global”: Në vend të eksportojë rrymë, Kosova do të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se dëmshpërblimi prej 20 milionë euro që Kosova do të detyrohet t’ia paguajë konsorciumit “Contour Global”, në bazë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, është goditje e rëndë për ekonominë e vendit.

Gërxhaliu i tha Ekonomi Online se kundërshtimi i marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit kishte ngjyrime politike, dhe se ata që e kanë përgatitur këtë skenar kanë pritur se do të fitojnë më shumë. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Kosova dëmtohet në këtë mënyrë nga veprime të papërgjegjshme të politikanëve.

Ai pohoi se po të realizohej projekti, Kosova jo vetëm që do të siguronte energji për vete, por edhe do të mund të eksportonte. Gërxhaliu thotë se edhe ato pak investime që kanë qenë ta parapara tash do të tkurren për shkak të kësaj gjobe, ngase do të rëndohet buxheti.

Madje shton se do të frikësohen dhe investitorët seriozë që të investojnë në Kosovë.

“Ky informacion nuk është befasi për mua ngase më kujtohet që në vitin 2020 kur ka ndodhur një kundërshtim i tillë, kam komentuar që ka pasur ngjyrë politike dhe kam thënë që do të adresohet drejtpërdrejt në Gjykatën e Arbitrazhit. Pritjet e atyre që e kanë përgatitur gjithë këtë skenar kanë qenë që do të fitojnë shumë më tepër… Kosova në këtë drejtim nuk dëmtohet vetëm në aspektin ekonomik po dëmtohet edhe në aspektin integrues, social mbi të gjitha në aspektin emocional”.

“Nuk është hera e parë, e dini çka ka ndodhur edhe me Telekomin. Ky është vetëm dëshmi e një katrahure që e ka kapluar Kosovën vitet e kaluara që shumë më tepër ka dominuar interesi i grupeve i partive politike sesa interesi i shtetit. Sot kur bota ballafaqohet me krizë energjetike, Kosova kishte pasur mundësi të eksportojë energji. Mirëpo ky është eksperimenti i quajtur Republika e Kosovës. Është koha për reagim, është koha kur drejtësia ta thotë verdiktin e vet”.

“Definitivisht do të jetë një goditje për buxhetin e Kosovës, do të jetë goditje për ekonominë, për qytetarin. Në fund të fundit duhet të kuptojmë që buxheti i Kosovës nuk bëhet nga politikanë po bëhet nga bizneset dhe qytetarët dhe do të ketë tkurrje të investimeve. Vërtet kjo po e dëmton shumë Kosovën. Shumë kompani në të ardhmen do të ketë paragjykim se çka mund të ndodhë në Kosovë, dhe do të jetë vështirë që të priten investitorë seriozë”.

Përderisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se vendimi do të kontestohet. Pas humbjes së arbitrazhit, Kosova do të detyrohet t’ia paguaj kompanisë“Contour Global” mbi 20 milionë euro.

Kontrata me “Contour Global” ishte nënshkruar gjatë vitit 2017 për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin planifikohej të ishte investimi më i madh i huaj në vlerë 1.3 miliard euro.

JU REKOMANDOJMË

Llapashtica: Autobusët që nisen drejt protestës në Hagë, do shmangin kalimin kufitar me Serbinë
Lajme

Llapashtica: Autobusët që nisen drejt protestës në Hagë, do shmangin kalimin kufitar me Serbinë

12/09/2025 - 13:23
Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
Lajme

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

12/09/2025 - 13:06
Diella jo vetëm ministre, por edhe këshilltare e Ramës
Lajme

Diella jo vetëm ministre, por edhe këshilltare e Ramës

12/09/2025 - 13:03
Begaj dekreton Ramën si kryeministër, përfshihet edhe neni për ministren e krijuar me AI
Kryesore

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, përfshihet edhe neni për ministren e krijuar me AI

12/09/2025 - 13:02
Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë
Lajme

Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë

12/09/2025 - 12:54
Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale
Lajme

Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale

12/09/2025 - 12:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Momenti i arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të shtënat me armë në Ferizaj (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë