Gjatë procesit të sotëm të votimit për zgjedhjet nacionale në Kosovë, është regjistruar një rast i dëmtimit të qëllimshëm të fletëvotimit.
Siç shihet në ifletvotim një qytetar ka shkruar mbi fletën e votimit mesazhin: “Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra!”.

Sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky fletëvotim shpallet automatikisht i pavlefshëm për shkak të shkrimeve jashtë rregullave të votimit.











