Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjasat e rritura për paqe në Ukrainë e sjellin naftën më të lirë që nga maji në bursën globale

16/12/2025 - 20:35
në Pa kategori
A A
Gjasat e rritura për paqe në Ukrainë e sjellin naftën më të lirë që nga maji në bursën globale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e karburanteve ranë nën 60 dollarë për fuçi të martën, niveli më i ulët që nga maji, pasi gjasat për një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës dukej se po forcoheshin, duke i shtuar pritjet që sanksionet ndaj Moskës të mund të lehtësohen.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” ra për 1,03 dollar ose rreth 1,7 për qind, në 59,53dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën “West Texas Intermediate” ishte 55,76 dollarë për fuçi, për 1,06 dollar ose 1,9 për qind më i ulët se paraprakisht, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Brent-i ra këtë mëngjes në nën 60 dollarë [për fuçi] për herë të parë në muaj, përderisa tregu po vlerëson një marrëveshje të mundshme të paqes që do të rezultonte në vëllime shtesë ruse që do të bëheshin të qasshme e duke e mbifurnizuar më tej tregun” – tha analisti Janiv Shah nga kompania energjetike, “Rystad”.

Gjatë bisedimeve të së hënës, Shtetet e Bashkuara bënë ofertë që Ukrainës t’i ofrohen garanci të sigurisë të stilit të NATO-s dhe negociatorët raportuan për progres, duke nxitur optimizëm se fundi i luftës është më afër.

Ndërkohë, Rusia tha se nuk është e gatshme që të bëjë ndonjë koncesion territorial, citohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve TASS.

Përpos gjasave për arritjen e paqes në Ukrainë, në uljen e çmimeve të karburanteve ndikuan edhe të dhënat për aktivitet të dobët ekonomik në Kinë, duke i shtuar edhe më tej shqetësimet se kërkesa globale për naftë mund të mos jetë mjaftueshëm e fortë për ta thithur rritjen e furnizimit që ka ndodhur rishtazi, tha analisti Tony Sycamore.

Prodhimi në fabrikat e Kinës shënoi rritjen më të ngadalshme në 15 muaj, sipas të dhënave zyrtare. Edhe shitjet me pakcië u rritën me ritmin më të ngadalshëm që nga dhjetori i vitit 2022.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Propozimi i LVV-së për tre anëtarë në KQZ bie ndesh me modelin ligjor, rikethehet debati i kot

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
18/03/2026 - 15:17

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të LVV-së për tre kandidatë në përbërjen e KQZ-së, duke e cilësuar si një çështje të panevojshme...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 08:39

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda. E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur...

Më shumëDetails

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara
16/03/2026 - 19:17

Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335...

Më shumëDetails

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?
16/03/2026 - 18:42

Aktivisti i shoqërisë civile thotë se krizat institucionale dhe përplasjet politike mund të jenë pjesë e një strategjie më të gjerë politike. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës,...

Më shumëDetails

Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
16/03/2026 - 08:58

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Gjakovë përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur....

Më shumëDetails

Kurti: Sakrifica e solidariteti gjenden në thelbin e muajit të Ramazanit

Kurti: Sakrifica e solidariteti gjenden në thelbin e muajit të Ramazanit
15/03/2026 - 19:17

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të bashkësisë Islame të Kosovës në krye me myftiun Naim Tërnava.Kreu i qeverisë ka falënderuar kreun e Bashkësisë Islame...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë