(Artikull i përditësuar 22.05.206) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka lëshuar njoftim në lidhje me produktin “EnerBiO Dinkel Ëaffeln Natur” të kompanisë Rossman & Lala, duke bërë të ditur se produkti është tërhequr nga kompania si masë parandaluese.
Njoftimi i plotë:
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut
Të dhënat e produktit
Emri I Produktit :EnerBiO Dinkel Ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700
Datë skadence : 18.1.2027
Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.
Autoriteti Kombëtar I Ushqimit po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes.
——————
“Rossmann & Lala” deri tani iu ka shitur shqiptarëve produktin “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, plot me mykotoksina.
Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), i cili, pasi konsumatorët rrezikuan shëndetin, ka njoftuar tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim loti apo datë skadence.
Shumë familje e kishin blerë waflen dhe e konsumonin si snack ose pjesë të mëngjesit, pa e ditur se po ekspozoheshin ndaj substancave të dëmshme. Skandali ka nxjerrë në pah mangësitë në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara dhe ka shqetësuar konsumatorët në të gjithë vendin.
Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është marrë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave.
Rasti ka hapur debate mbi përgjegjësinë e dyqaneve dhe nevojën për inspektime më strikte të ushqimeve që shiten në Shqipëri.
Kjo nuk është hera e parë që “Rossmann & Lala” tregton produkte ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.













