Prokuroria Themelore në Mitrovicë bashkë me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se kanë gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut.
Për këtë një person është arrestuar, siç njoftoi policia në një komunikatë.
Me urdhër të gjykatës, këto dy institucione thanë se kanë realizuar urdhër kontroll në tri lokacione dhe se në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë.
“Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.