Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:55.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethana të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.














