Gazetari Parim Olluri i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ofendoi rëndë gradën e Ramush Haradinajt, duke e quajtur ‘’gjeneral të vetëshpallur’’, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Olluri ka thënë se shprehje të tilla për çlirimtarët janë dëgjuar, para 26 vitesh ne RTS të Serbisë.
“Emertime te tilla per çlirimtaret e Kosoves jepen vec nga keta njerez si dhe nga dikush tjeter para 26 viteve. Edhe RTS’i i Sllobes gjate luftes iu referohej me “Takozvani General” dhe me “Takozvani UÇK”. Marre per bese! Gerrdi me degju kryediplomaten e Kosoves duke citu shprehje te RTS’it”, ka shkruar Olluri.
Postimi i plotë: