Kandidati për deputet i koalicionit AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtakui që mban numrin 5 në këto zgjedhje, ka bërë homazhe sot në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
26 vite pas, me nderim e përkulje kujtojmë masakren e tmerrshme që agresori serb bëri mbi qytetarët e pafajshëm në Reçak të Shtimes.
Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.
Tani të lirë, me shtetin tonë demokratik, jetësojmë amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin.
Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!