Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania: Asociacioni temë e shpeshtë sa herë flasim me Qeverinë, drafti duhet të çohet në Kushtetuese

27/03/2026 - 16:09
në Lajme
A A
Gjermania: Asociacioni temë e shpeshtë sa herë flasim me Qeverinë, drafti duhet të çohet në Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Diplomati estonez, Aivo Orav, pak para se të përmbyllte angazhimin e tij si shef i Zyrës së BE’së në Kosovë, kishte thënë se mund të shfrytëzohej diplomacia për të gjetur mënyra që të shtyhej përpara themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, meqë pavarësisht insistimit të BE-së, Kosova nuk po e çon draft-statutin në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Orav, nëse vazhdohet të insistohet në një qëndrim të tillë e ndërkohë s’ndërmerret asnjë veprim, atëherë nuk përfiton askush.

Por a ishte ky qëndrim i Orav si Shef i Zyrës së BE-së edhe qëndrim i shteteve anëtare të BE-së?

Ajo ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës prandaj duhet që Gjykata Kushtetuese të përfshihet në vlerësim para zbatimit.

“Për Gjermaninë, është prioritet që të shohë përparim në zhvillimin dhe zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka qenë një detyrim ndërkombëtar që nga viti 2013. Shpresojmë të shohim diskutimet e nevojshme dhe më pas përparim në krijimin e Asociacionit. Dhe sigurisht, çdo zbatim i Asociacionit duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për këtë arsye Gjykata Kushtetuese duhet të përfshihet për vlerësim para zbatimit”, ka thënë Heine për Express.

Heine gjithashtu ka potencuar se tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe diskutohet shpesh, sa herë që ka takime me Qeverinë e Kosovës e ku flitet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, proces ky që Berlini zyrtar e përkrah.

“Duke qenë se rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, të cilën Gjermania e mbështet fuqimisht, është një pikë diskutimi e rregullt midis Ambasadës dhe Qeverisë së Kosovës, edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe diskutohet shpesh”, ka thënë zëdhënësja e Ambasadës Gjermane.

Bashkëkombasi i kryediplomates së BE-së, Aivo Orav, i cili tashmë do të angazhohet si Shef i Delegacionit të BE-së në Ankara, në një intervistë për gazetarë të mediave serbe në Kosovë, ka deklaruar se BE-ja e ka mbajtur shumë gjatë qëndrimin e saj për çuarjen e Draftit të Asociacionit në Kushtetuese, megjithatë sipas tij s’ka pasur asnjë lëvizje. Ai ka thënë se një qëndrim i tillë mund të vazhdohet të mbahet, por nëse dihet se s’do të ndodh asgjë, atëherë një qasje e tillë s’i ndihmon askujt.

“Bashkimi Evropian e ka mbajtur këtë qëndrim për një kohë mjaft të gjatë që ky draft i Asociacionit së duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk është dërguar ende. Gjykata Kushtetuese tha gjithashtu se në fakt ata nuk kanë çfarë të bëjnë sepse nuk kanë autoritet ta vlerësojnë atë. Dhe ky qëndrim u mbajt për një kohë mjaft të gjatë. Përsëri, ne mund ta mbajmë këtë qëndrim për një kohë shumë, shumë, shumë të gjatë, por nëse e dimë se nuk do të ndodhë, atëherë mendoj se ky lloj qasjeje nuk i ndihmon askujt. Pra, në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje”, ka thënë Orav.

JU REKOMANDOJMË

The Guardian për triumfin e Kosovës: “Gjithçka është e mundur, një hap larg përrallës së Kupës së Botës”

The Guardian për triumfin e Kosovës: “Gjithçka është e mundur, një hap larg përrallës së Kupës së Botës”
27/03/2026 - 17:09

Ata janë një sensacion i Kupës së Botës, një komb futbolli që mezi i ka një dekadë me më pak banorë sesa shteti i Australisë Jugore. Një “West...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë

Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë
27/03/2026 - 17:01

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj hedhjes së mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike, duke e cilësuar këtë fenomen si “shkelje të hapur të rendit dhe...

Më shumëDetails

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen
27/03/2026 - 16:53

Katër djemtë shqiptarë të cilët u ndaluan në Serb i mësohet se do të lirohen menjëherë. Ata mësohet se do të hetohen më pas në gjendje të lirë....

Më shumëDetails

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri
27/03/2026 - 16:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë...

Më shumëDetails

Vjen lajmi i shumpritur: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

ASK: Më shumë të punësuar me pagë primare dhe sekondare në gusht 2023, sesa një vit më parë
27/03/2026 - 16:17

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me 31 mars. Kështu ka konfirmuar deputeti i VV-së, Fatos Geci me anë të një postimi. Ai ka bërë këtë...

Më shumëDetails

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër
27/03/2026 - 16:11

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se për ditët që i kanë në dispozicion do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë