Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania bëhet shteti i parë në Evropë që e dislokon sistemin izraelito-amerikan të mbrojtjes ajrore “Arrow” – vepron në termosferë me rreze veprimi deri në 2.400 kilometra

04/12/2025 - 08:29
në Lajme
A A
Gjermania bëhet shteti i parë në Evropë që e dislokon sistemin izraelito-amerikan të mbrojtjes ajrore “Arrow” – vepron në termosferë me rreze veprimi deri në 2.400 kilometra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania të mërkurën u bë shteti i parë evropian që e dislokon sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow” për të penguar raketa balistike me rreze të mesme si ajo ruse “Oreshnik”, përderisa po synon që t’i kundërvihet atij që e sheh si kërcënim në rritje nga Moska.

Sistemi i zhvilluar nga kompania shtetërore izraelite, “Israel Aerospace Industries”, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes Raketore të Shteteve të Bashkuara, përdoret si shtresë e sipërme e mbrojtjes raketore të Izraelit, bashkë me Kupolën e Hekurt, e cila i eliminon raketat me rreze të shkurtër, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kush do të mund të imagjinonte se vetëm 80 vjet pas çlirimit të Aushvicit, shteti hebraik, përmes teknologjive që i zhvillon, do ta ndihmonte mbrojtjen jo vetëm të Gjermanisë, por të tërë Evropës: – tha Ron Prosor, ambasador i Izraelit në Berlin.

Disa shtete kanë shprehur interesim për ta blerë këtë sistem që nga koha kur ai u përdor për ta mbrojtur Izraelin nga sulmet e Iranit me raketa në prill dhe në tetor të vitit të kaluar, sipas kompanisë “Israel Aerospace Industries”.

Duke vepruar në lartësi mbi 100 kilometra, jashtë atmosferës së Tokës, dhe me rreze veprimi deri në 2.400 kilometra, sistemi e mbështet mbrojtjen nga raketat me rreze më të shkurtër si “Patriot” dhe IRIS-T, të cilat montohen në kamionë.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, e theksoi vlerën e këtij sistemi për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje të popullsisë e infrastrukturës.

“Me këtë kapacitet strategjik, i cili është unik në mesin e partnerëve tanë evropianë, ne po e sigurojmë rolin tonë kyç në zemër të Evropës” – tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Deda: Aktgjykimi i Kushtetueses e cek që nënkryetarët zgjedhën në pako, shumë e thjeshtë
Lajme

Deda: Jetojmë të lirë që 26 vjet dhe ende një popull i tërë të merret me Serbinë

04/12/2025 - 08:14
Hamza për kthimin e mundshëm të Limajt në PDK: Nevojitet kohë më e gjatë për me ndodhë disa bashkime…
Lajme

Hamza për kthimin e mundshëm të Limajt në PDK: Nevojitet kohë më e gjatë për me ndodhë disa bashkime…

04/12/2025 - 08:10
Rutte ironizon me Putinin: Ai ecën me uniformë ushtarake, por  gjithmonë larg frontit
Kryesore

Rutte ironizon me Putinin: Ai ecën me uniformë ushtarake, por gjithmonë larg frontit

04/12/2025 - 08:02
Mehmetaj: Dejona Mihali po ruhet nga një police private, IPK s’po guxon të marr masa
Lajme

Mehmetaj: Dejona Mihali po ruhet nga një police private, IPK s’po guxon të marr masa

04/12/2025 - 00:13
“Fake” lider, Abdixhiku nënshtrohet përballë propagandës së VV-së – reagon Agim Veliu: “Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat”
Kryesore

“Fake” lider, Abdixhiku nënshtrohet përballë propagandës së VV-së – reagon Agim Veliu: “Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat”

03/12/2025 - 23:47
Lista Srpska dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ
Kryesore

Analistët: Mos-certifikimi i Listës Serbe nga KQZ, me pasoja për vendin

03/12/2025 - 23:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store në Vushtrri, mungesë e kushteve elementare për punëtorë

    Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store në Vushtrri, mungesë e kushteve elementare për punëtorë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    235 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • “Fake” lider, Abdixhiku nënshtrohet përballë propagandës së VV-së – reagon Agim Veliu: “Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-shefi i CIA-s: Mund ta rrëzojmë Putinin me dy lëvizje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kërkohet shkarkimi i Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga KQZ-ja

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë