Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

02/12/2025 - 16:14
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht në muajt qershor dhe korrik se si kompania ndërtimore “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje në qendër të Mitrovicës, ku më pas inspektorati komunal i ndërtimit e kishte gjobitur më gjobë simbolike prej 500 euro.

“Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

Me aktvendimin e inspektorit të ndërtimit, Vehbi Ahmeti, kompania “Medi Premium” ishte urdhëruar t’i ndërpres punimet, nën paralajmërimin se nëse nuk vepron sipas urdhërit do të nxjerrej aktvendimin për rrënimin e këtij mbindërtimi pa leje. Po ashtu në këtë aktvendim thuhej se kompania ka afat 30 ditor për t’u pajisur me leje, në të kundërtën duhet ta rrënoj mbindërtimin. Kur kanë kaluar mbi 5 muaj nga ky mbindërtim, “Penthouse” pa leje të “Medi Premium” po vazhdojnë të qendrojnë ashtu siç kanë qenë.

Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

Muajin e kaluar burime të Veriu.info kishin bërë të ditur se qeverisja komunale e Mitrovicës në shkuarje përmes Drejtorisë së Urbanimizmit është në fazën finale të lëshimit të lejes për një mbindërtim të ndërtuar në kundërshtim të plotë me lejen ndërtimore nga kompania “Medi Premium”.

“Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

Veriu.info më 17 nëntor 2025 ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike në Komunën e Mitrovicë në të gjitha shkresat e lëndës që lidhen me këtë mbindërtim pa leje.

Sot, Veriu.info ka pranuar një vendim të nënshkruar nga kryetari në shkuarje, Bedri Hamza, me të cilin refuzohet kërkesa e parashtruar nga Veriu.info për shkresat e kësaj lënde.

Në arsyetimin e vendimit të Hamzës thuhet se kërkesa nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret e bazuara në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, pasi që kjo çështje është duke u shqyrtuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe në këtë fazë lejimi i qasjes mund ta dëmtojë procesin.

Në e-mailin e dërguar nga zyrtarja përgjegjëse për qasje në dokumente publike në Komunën e Mitrovicës, janë bashkëngjitur edhe disa komunikime që ajo ka pasur me inspektorin e ndërtimit në Drejtorinë e Inspeksionit, Vehbi Ahmeti dhe me zyrtarin e Drejtorisë së Urbanizmit, Xhevdet Aruqaj.

Zyrtari Aruqaj ka treguar se për çështjen e “Medi Premium” nga Prokuroria janë duke u hetuar zyrtarë të Drejtorisë së Inspeksionit dhe Drejtorisë së Urbanizmit.

“Aktualisht i kemi mundësitë e kufizuara sa i përket qasjes në dokumente publike, sipas kërkesës së Portalit Veriu.info për faktin se, lidhur me lëndën në fjalë është duke u zhvilluar proces hetimor nga ana e Prokurorisë Themeleore në Mitrovicë ku në këtë hetim janë të përfshirë zyrtarë nga Drejtoria për Inspekcion dhe nga Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm, andaj ky kufizim është vetëm për shkak që të mos cenohet procesi i hetimeve, derisa çështja është në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të Drejtorisë së Urbanizmit, Xhevdet Aruqaj.

Pak a shumë një përgjigje të sinkronizuar me Bedri Hamzën e Xhevdet Aruqajn e jep edhe inspektori i ndërtimit në Drejtorinë e Inspeksionit, Vehbi Ahmeti, duke thënë se qasja nuk mund të jepet për shkak se çështja po hetohet nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Referuar kërkesës së Veriu.info për qasje në dokumente publike lidhur me çështjen e mbindërtimit pa leje të kompanisë “Medi Premium”, si dhe emailit të datës 03.10.2025 nga veriu.info, në të cilin ndër të tjera thuhet se: “Përgjigje presim deri në ora 16:00. Nëse nuk marrim përgjigje, lëndën do ta dërgojmë si denoncim për trajtim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës”, ju njoftojmë sa vijon: Drejtoria e Inspeksionit ka trajtuar këtë rast në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe tashmë e ka proceduar lëndën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për veprime të mëtejshme hetimore.

Në këtë fazë, duke qenë se procedura është nën shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, nuk mund të ofrojmë qasje në dokumentet shtesë të lëndës, meqenëse publikimi i tyre mund të ndërhyjë në hetimet që janë duke u zhvilluar nga Prokuroria. Ky veprim bazohet në nenet e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, i cili lejon kufizimin e qasjes kur dokumentet e kërkuara mund të cenojnë proceset hetimore. Ju konfirmojmë se dokumentet që janë dërguar më herët mbeten në dispozicion, ndërsa çdo dokument tjetër i lëndës do të jetë i qasshëm sapo të përfundojnë procedurat hetimore dhe të krijohen kushtet ligjore për publikimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Vehbi Ahmeti.

Pse po e trajton Prokuroria këtë çështje?

Pas raportimeve ekskluzive dhe neglizhencës së zyrtarëve komunal të Mitrovicës në lidhje me këtë mbindërtim, Veriu.info kishte denoncuar rastin në Prokurorinë dy herë.

Fillimisht në muajin qershor për mbindërtim pa leje që është shkelje ligjore e dispozitave urbanistike e ndërtimore dhe dyshim për keqpërdorim te detyrës zyrtare nga zyrtarët komunal për mos marrje të masave të nevojshme.

Më pas në muajin nëntor Veriu.info ka bërë denoncimin e dytë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për mbindërtimein e dytë pa leje nga “Medi Premium” dhe dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare të disa zyrtarëve në Komunën e Mitrovicë për tentim të pajisje me leje ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme gjatë kohës së tranzicionit politik nga qeverisja komunale në shkuarje te qeverisja e ardhme katër vjeçare e dalë nga zgjedhjet e nëntorit.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Prokuroria Themelore në Mitrovicë së shpejti pritet të ndërmerr veprime konkrete.

JU REKOMANDOJMË

Ferat Shala: Mosrealizimi i projektit të gazit amerikan mund t’i kushtojë Kosovës qindra miliona euro

Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit
04/07/2026 - 18:13

Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar se moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra...

Më shumëDetails

Foli me një të mitur me emra të rremë në rrjete sociale dhe më pas e kanosi me publikim të fotografive, arrestohet 28-vjeçari në kufi

Hidhen dy gra’nata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
04/07/2026 - 18:05

Një 28-vjeçar me inicialet R.GJ. është arrestuar në një pikëkalim kufitar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shtrëngim”. Policia tha se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj...

Më shumëDetails

Dega në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
04/07/2026 - 17:48

Dega e LDK-së në Austri përmes një e-maili ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë i është adresuar kreut të...

Më shumëDetails

Sveçla uron Amerikën: Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
04/07/2026 - 17:41

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin...

Më shumëDetails

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi
04/07/2026 - 17:24

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi. Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli
04/07/2026 - 17:10

Veprimtaria biznesore e naftarëve të Kosovës po del të jetë një problem serioz për shtetin dhe konsumatorët, pasi që shumë prej tyre po zbulohen duke punuar ilegalisht, abuzuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë