Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

29/11/2024 - 18:41
në Kryesore, Lajme
A A
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vendin anëtarë të NATO-s, Poloni, në nisje të fillimit të vitit të ardhshëm, njoftoi të enjten ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Në deklaratë thuhej se këto njësi mund të vendosen deri në gjashtë muaj.

“Me ketë masë ne mund të mbrojmë një qendër logjistike në Poloni që ka rëndësi të madhe për dërgimin e pajisjeve në Ukrainë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Homologu i tij polak Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha përmes një postimi në rrjetin X se Varshava e mirëpret vendimin.

Gjermania dislokoi 300 trupa dhe tre sisteme Patriot në Poloni, nga fillimi i janarit deri në nëntor të 2023.

Baza e tyre ishte në qytetin Zamosc, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Ndërkohë, të premten kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas President Volodymyr Zelenskiy, të cilin, siç tha e siguroi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kjo ishte biseda e tyre e parë zyrtare që kurse zoti Scholz bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin, më herët gjatë këtij muaji.

“Rashë dakord me (Presidentin Zelenskyi që të qëndrojmë në kontakt, nën dritën e rrugëve të mundshme për paqe të drejtë”, shkroi kancelari gjerman në rrjetin X, të premten.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se biseda kishte qenë “konstruktive” dhe se Presidenti Zelenskiy e kishte falënderuar qeverinë gjermane për ndihmën ushtarake, veçanërisht atë për mbrojtjen ajrore.

Në Ukrainë, një ditë pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike, ekipet po punojnë për riparimin e dëmeve. Më shumë se 1 milionë banorë mbetën pa energji si pasojë e goditjeve me drone dhe raketa nga Rusia ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov po qëndron në Korenë e Veriut për bisedime me udhëheqës politikë dhe ushtarakë. Ministria ruse nuk dha informacion se me kë do të takohej me Belousov apo qëllimin e bisedimeve. Media shtetërore koreano-veriore nuk konfirmoi vizitën.

Vizita vjen disa ditë pasi Presidenti i Koresë së Jugut President Yoon Suk Yeol u takua me një delegacion ukrainas të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Ai bëri thirrje që dy vendet të planifikojnë masa në përgjigje të dislokimit të mijëra trupave koreno-veriore në Rusi, në mbështetje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

JU REKOMANDOJMË

Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës
Lajme

Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

14/05/2025 - 17:47
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, arrin në Prishtinë – pritet nga Osmani
Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, arrin në Prishtinë – pritet nga Osmani

14/05/2025 - 17:29
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

14/05/2025 - 17:14
“Kosova shtet i përkohshëm”, Peci: Të gjithë duhet të distancohen nga deklaratat e dëmshme të Liburn Aliut
Kryesore

Një kompani serbe prapa kontratës së Ministrisë së Bujqësisë, Peci vihet në siklet të madh në intervistë

14/05/2025 - 17:06
Prapa kontratës së Qeverisë të nënshkruar nga Faton Peci për mbetjet e kafshëve qëndron edhe një kompani nga Serbia
Kryesore

Prapa kontratës së Qeverisë të nënshkruar nga Faton Peci për mbetjet e kafshëve qëndron edhe një kompani nga Serbia

14/05/2025 - 16:48
Ambasadori gjerman takohet me Abdixhikun: Qeveria e tranzicionit, e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual
Kryesore

Ambasadori gjerman takohet me Abdixhikun: Qeveria e tranzicionit, e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual

14/05/2025 - 16:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Skandali i kafshëve: “XHDG Company” me pronar Xhevdet Spahiu shkeli ligjin, zhduku 551 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Të shtënat me kallashnikov te Rruga B, ky është i dyshuari që po e kërkon Policia

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestohet mitrovicasi nga fshati Bare i Mitrovicës, do të vuajë dënimin prej tre vitesh burg për vrasje në tentativë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë