Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një kompani serbe prapa kontratës së Ministrisë së Bujqësisë, Peci vihet në siklet të madh në intervistë

14/05/2025 - 17:06
në Kryesore, Lajme
A A
“Kosova shtet i përkohshëm”, Peci: Të gjithë duhet të distancohen nga deklaratat e dëmshme të Liburn Aliut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Faton Peci ka instituar se nuk i njeh asnjë nga aksionarët e kompanisë “LIP KS & IT” Sh.P.K., të cilës Ministria e Bujqësisë ia dha në shfrytëzim fabrikën për përpunimin e mbetjeve të kafshëve.

Në një intervistë për portalin Kallxo.com, e cila do të transmetohet të premten në mbrëmje, ministri i Bujqësisë është vënë në siklet nga pyetjet e gazetarit.
Një pjesë e shkurtër e intervistës tashmë është publikuar nga portali Kallxo.com.

Aty, Peci me pamje dhe figurë e mohon t’i ketë njohur aksionarët e kompanisë fituese të kontratës për mbetjet shtazore, përfshirë edhe kompaninë me seli në Beograd e cila ka qenë aksionare e kompanisë që tashmë ka filluar operimin në fabrikën e mbetjeve shtazore.

“A e dini prej nga janë kompanitë? Pse nuk ju tregoj askush për këtë kompani me pronar serb?”, gazetari e pyet ministrin Peci.

“Ja, se njoh”, i përgjigjet ministri. “Jo, nuk e di. Për herë të parë po e dëgjoj prej teje”.

Pas insistimit të gazetarit nëse ministri ka pasur dijeni rreth historiatit të kompanisë dhe rreth faktit se një biznes serb fshihej prapa kompanisë fituese të kontratës, Peci, dukshëm në siklet i thotë gazetarit se intervista po i ngjason me biseda të shërbimeve inteligjente.

“Këto pyetje ta krijojnë përshtypjen sikur je duke ju drejtuar një shërbimi inteligjent. 50 herë po ju them, unë nuk e njoh asnjërin prej atyre zyrtarëve”, thotë Peci.

Një kompani lokale me aksionare një biznes serb me degë në Mal të Zi, e fitoi kontratën për përpunimin e mbetjeve shtazore në Kosovë, ka zbuluar një hulumtim i portalit Kallxo.com.

Kontratën për “Funksionalizimin e objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”, Ministria e Bujqësisë ia dha më 10 janar të këtij viti kompanisë “LIP KS & IT” Sh.P.K.

Kompania fituese e kontratës, sipas një hulumtimi të portalit Kallxo.com, është një biznes i themeluar nga tre aksionar: Naser Maloku, një sipërmarrës nga Kosova dhe dy kompanitë private “LIPITALIA 2000” S.P.S., me seli në Rosta të Italisë dhe “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi.

Të tre themeluesit e kompanisë, shtetasi kosovar dhe dy subjektet biznesore, figuronin si aksionarë në dosjen e aplikimit dorëzuar në thirrjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për kontratën.

Portali Kallxo.com ka zbuluar se “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi, është një kompani simotër e “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë.

Pronësia e bizneseve bie mbi shtetasin serb, Muamer Ragipoviq, bazuar në hulumtimin e portalit Kallxo.com. Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi, e cila kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.

Por, një muaj pas nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Bujqësisë, kompania e biznesmenit serb i kishte tërhequr aksionet nga biznesi “LIP KS & IT”, i regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), shkruan Kallxo.com.

Kompania serbe ishte tërhequr nga pronësia mbi kompaninë më 20 shkurt.

Aksioniet e saj ishin bartur tek Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej si aksionare e “LIP KS & IT”.

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj: PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të Kurtit dhe as të bëjë koncesione

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
08/07/2026 - 22:31

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se partia e tij duhet të mbajë një qëndrim të qartë politik...

Më shumëDetails

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
08/07/2026 - 22:18

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Tutje Cakolli...

Më shumëDetails

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
08/07/2026 - 22:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik”...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
08/07/2026 - 22:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027....

Më shumëDetails

“Kurti e bëri Osmanin presidente kur pati vullnet, edhe sot mund të gjendet zgjidhja“

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
08/07/2026 - 21:41

Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga PDK-ja, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mund të gjendet zgjidhje edhe për...

Më shumëDetails

Begaj pas vizitës në Preshevë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
08/07/2026 - 21:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të martën Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve. Ai tha se ka i ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë