Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt

26/10/2026 - 19:15
në Lajme
A A
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet për mungesë të llogaridhënies, derisa asnjë zyrtar i pushtetit nuk ka ofruar dorëheqje pas tragjedisë.

Gjini e ka quajtur Kurtin “mashtrues të tmerrshëm”, duke e kritikuar për ligjëratën mbi mënyrën se si duhet të funksionojë shteti dhe përgjegjësitë institucionale, gjashtë vjet pas ardhjes së tij në pushtet.

“6 vjet pasi ka ardhur në pushtet, Kurti mbajti ligjëratë se si duhet të jetë shteti, e cilat duhet të jenë përgjegjësitë. Mashtrues i tmerrshëm”, ka shkruar Gjini.

Ai ka theksuar se, gati 24 orë pas tragjedisë që tronditi vendin, askush nga pushteti nuk ka dhënë llogari dhe nuk është ofruar asnjë dorëheqje, qoftë edhe për arsye të moralit institucional.

Sipas Gjinit, në vend të marrjes së përgjegjësisë, përfaqësuesit e pushtetit po sillen sikur të mos ishin vetë në qeverisje, duke ua bartur fajin të tjerëve dhe duke tentuar të ndërtojnë skenarë absurdë.

“Ky është dështim me adresë të qartë”, ka theksuar ai.

Kryetari i Aleancës ka nënvizuar se asnjë rrethanë nuk mund ta legjitimojë krimin dhe se autori duhet të marrë dënimin maksimal, por ka insistuar se kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e udhëheqësve shtetërorë dhe të institucioneve që dështuan ta mbrojnë jetën e një qytetareje.

“Askush, në asnjë rrethanë, nuk e legjitimon krimin, dhe autori duhet të marrë dënimin më maksimal. E kemi thënë të parët. Por përgjegjësia mbetet tek udhëheqësit e shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar Gjini.

JU REKOMANDOJMË

Vrasja e Arlindës, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara në Polici nga e ndjera

IPK: Polici dyshohet se aksidentalisht plagosi 16-vjeçarin me armë zyrtare në kokë, rasti ndodhi në shtëpinë e të dyshuarit
26/10/2026 - 18:53

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga...

Më shumëDetails

Kurti me dy propozime pas rastit të Arlindës: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë

Kurti me dy propozime pas rastit të Arlindës: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë
26/10/2026 - 18:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, duke kërkuar masa konkrete institucionale për parandalimin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Në mos kurrgjë, duhet dhënë dorëheqje si veprim etik për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Tahiri, Kurtit: Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën
26/10/2026 - 18:27

Shefi i grupit garlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ketë reflektim e po ashtu edhe dorëheqje e shkarkime, pas tragjedisë në Vitomiricë të Pejës,...

Më shumëDetails

Gërvalla nuk e pranon dështimin e institucioneve: Nëse ka pasur dështim, duhet të hetohet

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
26/10/2026 - 18:17

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se fillimisht duhet të kuptohet se çfarë ka ndodhur në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se nëse ka...

Më shumëDetails

“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, vëllai me dedikim rrëqethës për Arlinda Zekajn

“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, vëllai me dedikim rrëqethës për Arlinda Zekajn
26/10/2026 - 17:48

Vëllai i Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës, ka publikuar një dedikim prekës për motrën e tij. Përmes një postimi në Facebook, vëllau...

Më shumëDetails

Hoxha: Ndjej turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda Zekajn

Hoxha: Ndjej turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda Zekajn
26/10/2026 - 17:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda Zekajn, gruan e cila u vra mizorisht mbrëmë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë