Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, mosemërimi i tij nga Presidentja Osmani, shkelje kushtetuese

24/03/2026 - 15:10
në Lajme
A A
Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, mosemërimi i tij nga Presidentja Osmani, shkelje kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi se mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është cenim i kushtetushmërisë, demokracisë dhe i zgjedhjeve nga ana e presidentes Vjosa Osmani.Gjoshi, në një konferencë për media, tha se refuzimi i Osmanit dhe fshehja pas referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, është dëmtim i qëllimshëm i përfaqësimit të PDK-së në KQZ dhe i dobësimit të rolit të opozitës në këtë fazë kritike politike për shtetin tonë.

“Presidentja Osmani, në shkresën e datës 9 mars drejtuar kryetarit Bedri Hamza, ka kërkuar që t’i propozojmë me shkrim KANDIDATËT për anëtarë të KQZ-së. Pra, jo propozimin e një kandidati, siç e ka certifikuar tani, por të kandidatëve, në shumës. Prandaj, ajo ka përgjegjësinë që para qytetarëve të sqarojë se çfarë e shtyri që në momentet e fundit të tërhiqej nga rruga kushtetuese dhe ligjore e emërimit të anëtarëve të PDK-së në KQZ”, shtoi ai.Gjoshi theksoi se mosemërimi i përfaqësuesit të dytë të PDK-së në KQZ bie ndesh me paragrafin 4 të nenit 139 të Kushtetutës së Kosovës, ku përcaktohet qartë se 6 anëtarë të KQZ-së emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, përkatësisht nga subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, që aktualisht janë LVV, PDK, LDK dhe AAK.

“Pra, Kushtetuta e Kosovës është e qartë: së pari, sigurohet përfaqësimi proporcional i subjekteve më të mëdha parlamentare. Dhe së dyti, meqenëse pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kuvend janë vetëm 4 grupe parlamentare shqiptare, pra në mungesë të numrit të mjaftueshëm prej 6 grupeve, anëtarët shtesë emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare, që në këtë rast janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës”, sqaroi ai.Sipas Gjoshit, ky zhvillim përvec që po e cenon opozitën, por e rrezikon vetë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe standardet demokratike të Republikës së Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet e ligjshme në kërkim të zbatimit të së drejtës së saj për t’u përfaqësuar në KQZ, sipas të drejtës që ia ka dhënë Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, paralajmëroi Gjoshi.Gjoshi rikujtoi një rast të ngjashëm kur presidentja Osmani në vitin 2021, ishte përpjekur ta pamundësojë emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së të KQZ-së.

“Në vitin e parë të mandatit të saj, Osmani ishte përpjekur për të gjetur ndonjë mundësi që të çojë përpara kërkesën kundërkushtetuese të Lëvizjes Vetëvendosje për emërimin e anëtarit të 3-të në KQZ. Por pas refuzimit të trajtimit thelbësor të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, ajo nuk kishte guxuar të aprovonte këtë kërkesë, e cila qartazi binte ndesh me frymën dhe shkronjën e Kushtetutës dhe do të përbënte një precedent të rrezikshëm për kapjen politike të institucionit të zgjedhjeve”, shtoi ai.Tutje, Gjoshi shprehu një shqetësim të dytë që nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të kthejë përgjigje ashtu siç bëri në vitin 2021, pas datës 4 prill në postin e të parës së shtetit do të vendoset si Ushtruese Detyre, Albulena Haxhiu, e cila mund të vendosë në mënyrë arbitrare që PDK-së të mos i takojë e drejta për përfaqësim në KQZ me dy anëtarë.

“Një person me bagazh të madh antikushtetues dhe antiligjor, e cila sigurisht se është e gatshme për kapitalizimin e shkeljes së radhës të Kushetutës së Kosovës dhe të vendosë në mënyrë arbitrare që PDK-së të mos i takojë e drejta për përfaqësim në KQZ me dy anëtarë, duke na detyruar kështu që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, e cila deri sa do ta trajtonte juridikisht çështjen, Lëvizja Vetëvendosje praktikisht do të bënte një mori shkeljesh dhe abuzimesh në organizimin e zgjedhjeve”, tha ai.Ai shtoi se me këto veprime Lëvizjes Vetëvendosje po i krijohen mundësitë që në proceset zgjedhore pasuese t’i shkelë ligjet dhe rregullat zgjedhore.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të paligjshmërisë që është nxitur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, 12 tetorit dhe 28 dhjetorit të vitit 2025, andaj kësaj partie po i krijohen rrethanat që në zgjedhjet e radhës t’i shkelë ligjet dhe rregullat zgjedhore, duke nxjerrë vendime që do të shkatërrojnë procesin zgjedhor dhe të sjellë situata kur nuk do të pranohen rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, mjafton të kujtohet rasti kur përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ ka kërcënuar publikisht (para mediave) anëtarët e KQZ-së dhe me emër të përveçëm anëtaren nga radhët e komunitetit turk vetëm pse kishin mbështetur amandamentin e përfaqësuesve të PDK-së për të buxhetuar dërgimin e fletëvotimeve origjinale për votuesit jashtë Kosovës, ashtu siç parashihet me aktin nënligjor të KQZ-së për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.”, potencoi Gjoshi.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja i kërkon sqarim Kushtetueses për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, pasi LVV kërkon tre anëtarë

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
24/03/2026 - 16:11

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës, qytetarët: I papërballueshëm për kushtet në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
24/03/2026 - 16:06

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës po ndryshon nga momenti në moment. Kjo rritje po ndodhë si pasojë e luftës që po zhvillohet ën Lindjen e Mesme....

Më shumëDetails

Kurti vlerëson rolin e ShBA-së dhe NATO-s në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës

Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë
24/03/2026 - 15:34

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi më 24 mars 1999, për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në...

Më shumëDetails

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit
24/03/2026 - 15:12

Kryeministri i Pakistanit ka thënë se vendi është i gatshëm të jetë nikoqire i çdo bisedimi për paqe midis SHBA-së dhe Iranit. “Me kusht që SHBA-ja dhe Irani...

Më shumëDetails

Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje

Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje
24/03/2026 - 14:40

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke theksuar se ajo shënoi kthesën vendimtare për popullin e Kosovës dhe përfundimin e dhunës së...

Më shumëDetails

Abdixhiku propozon që 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s të shpallet datë kombëtare në Kosovë

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
24/03/2026 - 13:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar me rastin e 27 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë.Abdixhiku ka propozuar që 24 marsi të marrë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë