Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka konfirmuar se do ta ketë mbështetjen e kreut të Nisma-s, Fatmir Limajt në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Lidhur me këtë, juristja Anita Shabani, në emisionin “Kosova Today” tha se bashkimi i forcave të partive në opozitë, mund të ndryshojnë pushtetin aktual, gjë që sipas saj, është rruga e duhur që në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës duhet ta ndjek.
“Në kohën kur PDK ka krijuar një narrativë që ky pushtet është autoritar, edhe ky pushtet është i rrezikshëm, konsideroj që gjëja që do të duhej me bë, do të kishte qenë bashkimi i forcave në mënyrë që ta rrezikonte ose ndryshonte këtë pushtet”, u shpreh Shabani në Klan Kosova.
Ndërsa e njëjta shtoi se si shkak kryesor që Limaj mbështet sot PDK-në, sipas saj është gjuha ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.











