Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjuriq reagon pasi Osmani foli në Fox News: Qeveria Kurti ka qenë qeveria më e hapur anti-Trump në Evropë

23/09/2025 - 18:52
në Lajme
A A
Gjuriq reagon pasi Osmani foli në Fox News: Qeveria Kurti ka qenë qeveria më e hapur anti-Trump në Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka parandaluar disa konflikte, dhe se një gjë të tillë e bëri edhe në rastin e Kosovës, ku në muajin maj ka pasur një përpjekje nga Serbia, por që është parandaluar.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Ky i fundit, deklarimet e Osmanit i cilësoi si ‘’pretendime të rrëme’’ dhe se, presidentja e ka përdorur intervistën në Fox News ‘’për të përhapur gënjeshtra’’.

‘‘Vjosa Osmani e përdori intervistën e saj në Fox News këtë mëngjes për të përhapur një sërë gënjeshtrash në një përpjekje për ta portretizuar qeverinë e saj si diçka që thjesht nuk është. Ajo pretendoi në mënyrë të rreme se Serbia ka planifikuar ndonjëherë një “sulm” ose ndonjë formë agresioni’’, ka shkruar ai.

Gjuriq ka thënë se deklarimet e Osmanit janë hedhur poshtë edhe nga Richard Grenell.

‘‘Kjo akuzë është hedhur poshtë tashmë publikisht – përfshirë edhe nga Ambasadori Richard Grenell, një nga aleatët më të ngushtë të Donald Trump. Pretendime të tilla tregojnë se Osmani qëndron në kundërshtim me politikat e Presidentit Trump dhe të Shteteve të Bashkuara që ajo pretendon se i përqafon’’, ka shtuar ai.

Tutje, ministri serb ka komentuar edhe pezullimin e dialogut strategjik të planifikuar nga ana e SHBA’ve, duke thënë se këtë gjë, Osmani ‘’harroi të përmendte’’.

‘‘Pikërisht për këtë arsye administrata amerikane e udhëhequr nga Presidenti Trump ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik midis SHBA-së dhe “Kosovës”. Një detaj i vogël që ajo “harroi” ta përmendte’’, ka vijuar më tej ai.

Gjuriq në postimin e tij të bërë në platformën ‘’X’’, ka pretenduar se, gjithherë sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë qeveri anti-Trump.

‘‘E ashtuquajtura “qeveri e Kosovës” në fakt ka qenë qeveria më e hapur anti-Trump në Evropë – duke vepruar jo vetëm kundër politikës amerikane, por edhe kundër vetë vlerave që përfaqëson Evropa. Dhe ideja e qeverisë së saj për të “mbështetur” Presidentin Trump? Pjesëmarrja në Konventën Demokratike në mes të një fushate zgjedhore në SHBA. Nëse ky nuk është një shembull tipik i ndërhyrjes së huaj dhe dyfytyrësisë politike, është e vështirë të imagjinohet se çfarë është’’, ka përfunduar ai.

JU REKOMANDOJMË

DASh: “Presidenti Trump iu dha fund 7 luftrave në 7 muaj”, në listë edhe Kosova–Serbia
Kryesore

DASh: “Presidenti Trump iu dha fund 7 luftrave në 7 muaj”, në listë edhe Kosova–Serbia

23/09/2025 - 22:41
Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Lajme

“Qeveria e bllokadës”, Ymeri për VV-në: Bllokadën e nivelit qendror, po e dëshirojnë nëpër komuna

23/09/2025 - 22:29
Evropa po punon për t’u shkëputur nga nafta ruse, thotë shefja e BE-së
Lajme

Evropa po punon për t’u shkëputur nga nafta ruse, thotë shefja e BE-së

23/09/2025 - 22:13
“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane
Lajme

“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane

23/09/2025 - 21:37
“A bën biznes me villa vëllai yt”; “Asnjë biznes nuk e bën”: Debat i ashpër mes Kuçit dhe Ramosajt
Lajme

“A bën biznes me villa vëllai yt”; “Asnjë biznes nuk e bën”: Debat i ashpër mes Kuçit dhe Ramosajt

23/09/2025 - 20:54
Osmani i përgjigjet Gjuriqit nëpërmjet këshilltarit: Po përpiqesh të mohosh kontributin e Presidentit Trump
Lajme

Osmani i përgjigjet Gjuriqit nëpërmjet këshilltarit: Po përpiqesh të mohosh kontributin e Presidentit Trump

23/09/2025 - 20:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet Rr.M pranë Gjykatës së Vushtrrisë për ndihmë në detyrim në rastin e Gerbeshëve

    Arrestohet Rr.M pranë Gjykatës së Vushtrrisë për ndihmë në detyrim në rastin e Gerbeshëve

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Çka më ha mu k*** për bashkëshorte”, Burri i Shkurte Gashit nervozohet me pyetjen për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike, teksa një nënë ankohet për padrejtësi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Gjykata e liron Emin Gerbeshin, u arrestua nën dyshimin për detyrim

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Zyrtare: U arrestuan për detyrim, gjykata cakton një muaj paraburgim për Avdullah, Kadri dhe Rrahman Gerbeshi, liron Emin Gerbeshin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohen dy persona në Mitrovicë, në auto-servisin e tyre u gjeten pjesë të një veture të vjedhur në Gjermani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë