Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e dënon me 30 vjet burgim të akuzuarin për vrasjen e 25-vjeçarit në Viti

31/10/2022 - 14:27
në Lajme
A A
Gjykata e dënon me 30 vjet burgim të akuzuarin për vrasjen e 25-vjeçarit në Viti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Besnik Rexhepit, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Arbnor Rama, në korrik të vitit të kaluar në Viti, duke e dënuar me 30 vjet burgim për kryerjen e dy veprave penale “vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”, raporton Gazeta Sinjali.

Rexhepi akuzohej se më 13 korrik 2021 “me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia. Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Zig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. mbetet i plagosur dhe dërgohet për kurim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku më pas transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.”

Sipas njoftimit të gjykatës, trupi gjykues në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka shqiptuar dënim ndaj të akuzuarit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) vjet burgim.

“Të akuzuarit masa e paraburgimit i vazhdohet derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar, ashtu që koha e kaluar në paraburgim prej 13.07.2021, derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.”, tbuhet tutje në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Berisha: Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së tregon qëllimin djallëzor të Gjykatës Speciale
Lajme

Berisha: Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së tregon qëllimin djallëzor të Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 11:47
LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Kryesore

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

16/07/2025 - 11:44
Deçani nderon dashurinë e pakusht – babanë që ecte çdo ditë 20 km me të birin me Sindromën Down
Lajme

Deçani nderon dashurinë e pakusht – babanë që ecte çdo ditë 20 km me të birin me Sindromën Down

16/07/2025 - 11:39
Pas takimit të Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, zbulohen takime të tjera ‘speciale’ në burgun e Reçit me grupin Bajri
Lajme

Pas takimit të Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, zbulohen takime të tjera ‘speciale’ në burgun e Reçit me grupin Bajri

16/07/2025 - 11:29
Humb jetën pushuesi 48-vjeçar në plazhin e Darëzezës
Lajme

Humb jetën pushuesi 48-vjeçar në plazhin e Darëzezës

16/07/2025 - 11:28
Përveç në Prishtinë, policia po kryen bastisje edhe në dy komuna tjera – ja për çka po dyshohet
Lajme

Përveç në Prishtinë, policia po kryen bastisje edhe në dy komuna tjera – ja për çka po dyshohet

16/07/2025 - 11:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë