Gjykata Komerciale ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin e ZRrE-së.
“Lajm i rëndësishëm! E mira e këtij aktvendimi është se Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin/njoftimin për daljen në treg të lirë, dhe jo vetëm për ndonjë nen specifik.
Kjo do të thotë se Gjykata ka konfirmuar se vendimi i ZRRE është i jashtëligjshëm në tërësi – një hap i madh drejt mbrojtjes së bizneseve dhe rendit juridik.
Një falënderim i veçantë për avokatët që po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke bindur Gjykatën se ZRRE ka detyruar jashtëligjshëm bizneset të dalin në treg të lirë.
Drejtësia po funksionon. Vazhdojmë deri në fund!”, ka shkruar Ajvazi.