Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Kushtetuese e konfirmon se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit

16/10/2025 - 12:47
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Kushtetuese e konfirmon se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe, në lidhje me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
“Konfirmojmë pranimin e kërkesës nga përfaqësuesit e Listës Serbe”, ka thënë shkurtimisht Gjykata Kushtetuese.

Deputetët e Listës Serbe, i janë drejtuar sot përsëri Gjykatës Kushtetuese, me një ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është bërë me 10 tetor, duke mundësuar përfundimisht konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas disa muajve bllokadë në vend.

Fillimisht, Kuvendi i Kosovës ishte i bllokuar që nga 15 prilli, në seancën e parë konstituive pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Partia e parë e dal nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kishin propozuar për kryetare të Kuvendit disa herë radhazi Albulena Haxhiun, e cila nuk arrinte t’i merrte dot 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Pas këtyre tentimeve, LVV vendosi që të kaloj në votim të mbyllur por që as kjo nuk votohej nga deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, pasi sipas tyre ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të procesit, është shkelje e ligjit. Të njëjtën e ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese, e cila pati thënë qartë përmes një aktgjykimi se votimi duhet të jetë i hapur dhe se një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë për kryetar të Kuvendit.

VV më pas propozoi disa emra të cilët “i dogji” duke i propozuar nga tri herë, deri kur me herën e dytë u votua kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Pas tij u votuan edhe tre nënkryetarët shqiptar, Albulena Haxhiu nga VV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga PDK. Në të njëjtën ditë gjithashtu është votuar edhe nënkryetarja Emilja Rexhepi, por procesi ngeci te nënkryetari serb.

Të gjithë deputetët e Listës Serbe u propozuan nga tri herë por nuk u votuan me ç’rast u dogjën, e gjithashtu edhe Nenad Rashiqi për të cilin u luftua shumë nga VV që të votohej por përsëri nuk u votua.

Lista Serbe dërgoi ankesë në Gjykatë Kushtetuese, e të njëjtit thanë se Kuvendi nuk është i konstituuar pa votimin e nënkryetarit serb, duke iu dhënë kohë 12 ditë nga publikimi i aktgjykimit për të konstituuar Kuvendin.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, propozoi përsëri nga tre herë të gjithë deputetët e Listës Serbe por që nuk i morën votat, ndërsa për Nenad Rashiqin votuan deputetët e VV-së dhe at të LDK-së, me ç’rast edhe u konstituua Kuvendi.

Për ankesën e fundit nga Lista Serbe drejtuar Kushtetueses, ata nuk kanë treguar se kur pritet të merret një vendim dhe të publikohet aktgjykimi. /Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar
Kryesore

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar

31/12/2025 - 22:22
Albin Kurti uron Vitin e Ri 2026!
Kryesore

Albin Kurti uron Vitin e Ri 2026!

31/12/2025 - 21:38
Kurti fitoi edhe te pasanikët, i pari në lagjen “Marigona”
Kryesore

Kurti fitoi edhe te pasanikët, i pari në lagjen “Marigona”

31/12/2025 - 21:03
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri
Kryesore

“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri

31/12/2025 - 20:57
Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush
Kryesore

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31/12/2025 - 20:26
Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje
Kryesore

Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje

31/12/2025 - 19:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë