Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Po cenoni pavarësinë e gjyqësorit

16/07/2025 - 09:55
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Po cenoni pavarësinë e gjyqësorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj qëndrimit të Qeverisë në detyrë, pas vendimit të saj për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (MFPT) nr.01/2025 mbi pajisjet fiskale.

Në kundër-reagimin e publikuar, Gjykata e cilëson deklaratën e Qeverisë si tendencioze dhe si një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Ajo thekson se vendimi është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke kërkuar nga institucionet shtetërore respektim të vendimeve gjyqësore si bazë e shtetit ligjor.

Postimi i plotë:

Kundër-reagim i Gjykatës Supreme të Kosovës ndaj reagimit të Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e aktgjykimit P.A.nr.09/2025

Prishtinë, 16 korrik 2025 – Gjykata Supreme e Kosovës shpreh keqardhje për reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, ndaj aktgjykimit të saj; P.A.nr.09/2025, përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen.

Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor

Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Mehmeti kritikon Kurtin për qasjen ndaj partive opozitare: Kështu s’mund ta bëjë qeverinë
Lajme

Mehmeti kritikon Kurtin për qasjen ndaj partive opozitare: Kështu s’mund ta bëjë qeverinë

16/07/2025 - 21:51
Altin Krasniqi: Sot, babait tim po i bëhen 15 vjet në burgje, po plaket në qeli, larg vendit të tij
Lajme

I biri i Jakup Krasniqit, Altini: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

16/07/2025 - 21:30
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti…
Lajme

“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti…

16/07/2025 - 21:15
Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë
Kryesore

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë

16/07/2025 - 20:35
Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës
Lajme

Mosnjohja e vendimit të Supremes, Kryeziu: Kjo s’është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki

16/07/2025 - 20:16
Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën
Lajme

Zogaj: Supremja e vërtetoi se Qeveria po merr vendime jashtëligjshëm, prokuroria të marrë masa

16/07/2025 - 20:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë