Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

26/01/2026 - 14:56
në Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim.

Madje, në parashtresën e fundit, Prokuroria ka theksuar se një dënim i mundshëm i gjatë, bëhet më konkret kur gjykimi ka shkuar drejt fundit.

“Thaçi është në dijeni të akuzave të rënda të konfirmuara kundër tij, dënimit të mundshëm me burgim të gjatë që mund të rezultojë prej tyre, dhe tani ka njohuri të plota për provat në lidhje me ato krime. Shqiptimi i mundshëm i një dënimi të gjatë bëhet më konkret me përparimin e shpejtë të gjyqit. Përveç kësaj, Thaçi tani përballet me akuza të konfirmuara në lidhje me veprat penale të pengimit për shkak të provave që janë marrë për përpjekjet e tij për të penguar procedurat në këtë rast dhe për të kryer krime të mëtejshme. Të gjitha sa më sipër duhet të merren në konsideratë në lidhje me gjetjet e mëparshme në lidhje me mjetet e Thaçit për t’u arratisur”, thuhet në parashtresë, raporton Nacionale.

Prokuroria ka vazhduar me argumentet e fjalët e njëjta, pavarësisht se gjyqtarët e kanë kritikuar me dhjetëra herë.

Sipas Prokurorisë, Thaçi ka synim t’i pengojë procedurat.

“Thaçi vazhdon të paraqesë një rrezik jashtëzakonisht të lartë të pengimit të procedurave. Duke konstatuar së fundmi se një rrezik i tillë vazhdon të ekzistojë, ky Panel përsëriti përcaktimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka (i) interesin dhe aftësinë për të ndërhyrë në procedura; (ii) u përpoq të minonte DHSK-në dhe ofroi përfitime për personat e thirrur nga ZPS-ja; (iii) një pozicion ndikimi në Kosovë që mund t’i lejonte atij të merrte mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) njohuri më të mëdha për provat që mbështesin akuzat serioze kundër tij”, thuhet në këtë kërkesë të Prokurorisë.

“Përfundimi i paraqitjes së provave në këtë rast nuk e eliminon këtë rrezik, siç është vënë re nga Paneli, pasi dëshmitarët mbeten në rrezik pengimi edhe pas dëshmisë së tyre”, thuhet më tutje.

Prokuroria pretendon se Thaçi ka shprehur interesim të shpërndajë informacionet konfidenciale, për vizitorë, çka sipas tyre, e vështirëson edhe më tutje procedurën. Aty përmendet, si zakonisht, edhe klima e pretenduar e frikësimit të dëshmitarëve.

“Për më tepër, klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë vazhdon, për të cilën Gjykata e Apelit ka rënë dakord se është një ‘konsideratë kontekstuale’ relevante.46 Gjetje të ngjashme u bënë në Aktgjykimin e Gjyqit Mustafës dhe në çështjen Gucati dhe Haradinaj. Trupi Gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj konsideroi se “mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e gjallë dhe kritike në Kosovë”, dhe ia atribuoi dëshminë ekspertit të mbrojtjes Robert Reid, i cili vuri në dukje se, në më shumë se 20 vjet në këtë fushë, ai nuk kishte parë kurrë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë”, thuhet më tutje.

Fjalët përfundimtare në procesin e krerëve të UÇK-së do të thuhen prej 9 deri më 18 shkurt. /Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje
Lajme

Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje

26/01/2026 - 15:47
Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
Lajme

Joseph: Bordi i Paqes i Trumpit mund të riparojë raportet mes Kosovës dhe SHBA-së

26/01/2026 - 15:30
Osmani në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, kërkon konstituim sa më të shpejtë të institucioneve
Lajme

Osmani në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, kërkon konstituim sa më të shpejtë të institucioneve

26/01/2026 - 15:19
Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Kryesore

Edhe votat e Drenasit nën ‘llupën’ e Prokurorisë, autorizohet Policia të veprojë!

26/01/2026 - 15:08
Qorrolli: Për shkak të Albin Kurtit, Kosova po rënditet në një shtet ku shtresa e mesme e popullit nuk ekziston
Lajme

Qorrolli: Për shkak të Albin Kurtit, Kosova po rënditet në një shtet ku shtresa e mesme e popullit nuk ekziston

26/01/2026 - 14:39
Reagojnë “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja për lajmin për parregullsi dhe konflikt interesi: Pretendime të pabazuara, insinuata dhe sugjerime tendencioze
Lajme

Reagojnë “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja për lajmin për parregullsi dhe konflikt interesi: Pretendime të pabazuara, insinuata dhe sugjerime tendencioze

26/01/2026 - 14:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    532 Shpërndaje
    Shpërndaje 213 Tweet 133
  • Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zyrtari që kurseu pagat e tij, përfundon në prokurori

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Fati Im” apo fati i ministrit? MSh bëhet ‘mburojë’ e spitalit privat ku punon “Zonja e Parë” e shëndetësisë, del kundër inspektores së vet që gjeti shkeljet me licencim

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ekzekutohen 100 eurot për studentët, Ministria e Financave del me njoftim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë