Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin

25/01/2026 - 21:33
në Kryesore, Lajme
A A
Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut dhe Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë ndaj Mikheil B. për një dëm financiar që arrin deri në 230 milionë euro, e zhvendos përfundimisht Shqipërinë nga roli i një vendi periferik në hartën e krimit financiar ndërkombëtar dhe e vendos atë si territor operativ ku janë prodhuar, qarkulluar dhe më pas ricikluar para të zhvatura nga qytetarë europianë përmes industrisë së call-centerave mashtruese të lidhura me Milton Group.

Dosja gjermane përshkruan një strukturë të organizuar, të qëndrueshme në kohë, me ndarje rolesh ku call-centerat funksiononin si linja prodhimi të mashtrimit, me operatorë të trajnuar, skripte të standardizuara dhe objektiva financiarë të matshëm, ndërsa Shqipëria shfaqet qartë si bazë operative me zyra, staf masiv, flukse parash dhe mbrojtje faktike që u ka lejuar këtyre strukturave të funksionojnë për vite.

Në këtë arkitekturë kriminale, një nga figurat kyçe që del në mënyrë të përsëritur është Amant Josifi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i strehuar aktualisht në Dubai, i cili rezulton të ketë kontrolluar struktura call-centerash në Tiranë dhe të ketë shërbyer si nyjë lidhëse mes operacioneve lokale dhe rrjetit ndërkombëtar të Milton Group. Hetimet dhe materialet investigative ndërkombëtare e përshkruajnë Josifin jo thjesht si administrator, por si bosi i mashtrimit me akses politik, fakt që shpjegon pse këto aktivitete kanë funksionuar hapur, me qindra punonjës dhe zyra të blinduara, pa u shqetësuar nga autorietet vendase deri në goditjet e koordinuara ndërkombëtare të viteve të fundit.

Global Fast Food Albania u krijua në vitin 2015 nga DADU shpk, kompani në pronësi të Alban Alikonit, mashtruesi i skemës së karburanteve GULF, një emër i njohur publikisht dhe i lidhur prej vitesh me një nga aferat më të rënda financiare në tregun shqiptar. Pas kësaj faze fillestare, kompania nisi një qarkullim pronësie që nuk kërkon shumë shpjegime për t’u kuptuar, fillimisht kaloi te Global Fast Food Holding Limited, më pas te Tiandzi Limited dhe në korrik 2024 përfundoi te TP Investment Limited, një kompani offshore e regjistruar në Ras Al Khaimah International Corporate Centre në Emiratet e Bashkuara Arabe, juridiksion që përdoret gjerësisht për fshehjen e pronarëve.

Këto lëvizje nuk lidhen me zgjerim, investime apo ristrukturim, por krijojnë një distancë të qëllimshme mes aktivitetit që zhvillohet çdo ditë në Shqipëri dhe njerëzve që marrin vendimet dhe kontrollojnë paratë, duke hequr nga vemendja kush fshihet realisht pas kompanisë dhe nga vjen kapitali që e mban atë në këmbë.

TP Investment Limited rezulton e regjistruar në një juridiksion që ofron privatësi të plotë, mungesë raportimi fiskal dhe fshehje të pronësisë. Pronarja zyrtare e kësaj kompanie është Lela Gelkhvidze, shtetase gjeorgjiane me adresë në Tbilisi, emër që shfaqet në dokumente si aksionere formale, por që përputhet me një model të njohur të përdorimit të administratorëve nominalë në skema të pastrimit të parave. Në të njëjtin kontekst shfaqen edhe shtetas të tjerë gjeorgjianë të lidhur me dosje të ndryshme ndërkombëtare mashtrimi.

Një figurë qendrore në këtë rrjet është Revaz Saakadze, shtetas gjeorgjian me vendbanim në Tiranë, i përshkruar në disa raporte si ideator i skemave mashtruese me forex në Europë dhe ortak i Amant Josifit në aktivitetin e call-centerave. Saakadze rezulton gjithashtu ortak me Aleksandër Josifin, babanë e Amant Josifit, në kompaninë e ndërtimit Balkan Investment Group, e dyshuar për pastrim parash. Për të kamufluar lidhjet, aksionerët shfaqen përmes kompanive CONSTRUCTION 21 dhe NEW STANDARD, një tjetër model tipik i fragmentimit të pronësisë për të shmangur përgjegjësinë direkte.

Mekanizmi i pastrimit të parave funksiononte në disa nivele njëkohësisht. Paratë e zhvatura nga viktimat europiane nuk transferoheshin si shuma të mëdha që do të ngrinin alarme bankare, por fragmentoheshin në pagesa të vogla për shërbime fiktive, kontrata marketingu, konsulence apo furnizimesh, të gjitha të justifikuara në letër si shpenzime normale të një zinxhiri fast-food. Një pjesë e kapitalit shfaqej si xhiro ditore nga shitjet, një tjetër si pagesa qirash apo investime për hapje pikash të reja, duke e humbur gradualisht identitetin kriminal të parasë.

Sipas burimeve, motorristat e delivery-t merrnin para cash në një adresë të njohur në zonën e Laprakës, adresë që përdorej si zyrë operative nga Amant Josifi, Olsi Rama dhe grupi Milton, dhe më pas ktheheshin në pikat e shërbimit ku i hidhnin këto para në arka si xhiro ditore, duke i kaluar nga dora në dorë nga cash i pastër rrugësh në të ardhura formalisht të regjistruara, në një skemë të thjeshtë dhe të përsëritur pastrimi parash.

Hapi pasues ishte nxjerrja e këtij kapitali jashtë Shqipërisë përmes strukturave offshore në Ras Al Khaimah dhe British Virgin Islands, juridiksione që lejojnë qarkullimin e miliona eurove pa transparencë dhe pa bilance të rregullta, duke thyer çdo zinxhir gjurmueshmërie financiare. Fast-food-i shërbente si fazë tranzitore, ndërsa kapitali përfundonte në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ku paraja bëhej praktikisht e padallueshme nga kapitali i ligjshëm.

Nga TP Investment te KAN shpk e biznesmenit kosovar Fatmir Zymberi; një blerje pa detaje financiare

Në tetor 2025 ndodh një zhvillim që kërkon vëmendje të veçantë. KAN shpk, grup rajonal me seli në Kosovë dhe në pronësi të Fatmir Zymberit, investitorit kosovar te ‘Prishtina Mall’ shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri, duke blerë Global Fast Food Albania nga TP Investment Limited. Në momentin e blerjes, kompania operonte 13 restorante, 11 KFC dhe 2 Pizza Hut, kishte xhiro vjetore për vitin 2024 rreth 1.44 miliardë lekë dhe fitim neto rreth 141 milionë lekë.

Megjithatë, për këtë transaksion nuk ekziston asnjë informacion publik mbi çmimin e blerjes, mënyrën e pagesës apo burimin e fondeve. Nuk ka deklarim për kredi bankare, rritje kapitali apo financim nga fitime të akumuluara. Kalimi nga një strukturë offshore në pronësi rajonale ndodh pa asnjë shpjegim financiar, pavarësisht se bëhet fjalë për një aset me qarkullim të lartë cash dhe me histori pronësie të lidhur me juridiksione offshore dhe individë të përfshirë në dosje penale ndërkombëtare.

Me të dhënat publike nuk ekzistojnë prova që implikojnë drejtpërdrejt Fatmir Zymberin në aktivitet kriminal, por mungesa totale e hetimit mbi një transaksion me vlerë të pritshme disa miliona euro, konteksti penal i pronësisë së mëparshme dhe mungesa e çdo reagimi nga organet ligjzbatuese krijojnë një interes të fortë publik për sqarim. /Pamfleti

Amant JosifiFatmir Zymberi

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale
22/05/2026 - 19:10

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në EURO n’T7 ka thënë se nuk ka asnjë strategji kombëtare për zhvillim ekonomik lokal. Përkundrazi, sipas tij,...

Më shumëDetails

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj
22/05/2026 - 19:03

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, me lot në sy ka folur për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo, nga përvoja e saj, ka thënë “se procesi...

Më shumëDetails

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi
22/05/2026 - 18:45

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga koordinatori për zhvillim i...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë
22/05/2026 - 18:17

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka takuar disa nga të burgosurit politik, sakrificën e të cilëve e ka voerëduar lartë duke dhënë se ajo qëndron në...

Më shumëDetails

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor
22/05/2026 - 18:02

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Viktor Buzhala, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 78, ka komentuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen...

Më shumëDetails

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë
22/05/2026 - 17:26

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e masave të njëhershme financiare nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ato nuk ofrojnë zgjidhje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë