Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, dëshmitari flet për mënyrën e tregtimit të energjisë në ankand dhe përcaktimin e çmimeve

25/11/2025 - 20:17
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, dëshmitari flet për mënyrën e tregtimit të energjisë në ankand dhe përcaktimin e çmimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të martën, Granit Beqiraj, ekspert i lartë për bilanc dhe tregtim të energjisë në Departamentin për menaxhimin e kapaciteteve në KEK, tregoi për procedurat e tregtimit të energjisë elektrike në ankand dhe përcaktimin e çmimeve.

Kur iu prezantua një kontratë, ai tha se sipas saj, Holding Slovenske Elektrane (HSE) ka tregtuar energjinë edhe atë tregtonte në kufirin energjetik Mal i Zi- Kosovë.

Sipas dëshmitarit Beqiraj, deri në njoftimin që kishin marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) që operatorëve iu duhej të ishin të licencuar në Kosovë për të tregtuar me energji elektrike, nuk e kanë ditur se po tregtonin me operatorë të jashtëligjshëm në Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Deri me këtë kohë, nuk kemi pasur informata që jemi duke tregtuar me operatorë të jashtëligjshëm dhe njëra prej kompanive që ka qenë duke bërë tregtim ka qenë Holding Slovenske Elektrane (HSE). Sepse para kësaj kohe nuk kemi pasur ndonjë kërkesë që duhet me qenë patjetër kompanitë të licencuara në Kosovë në mënyrë që të marrin pjesë”, është shprehur dëshmitari.

Sipas kësaj shkrese të ZRrE-së, operatorët duhet të kenë licencë ose sipas parimit të reciprocitetit që të kenë njohje të licencës. Për këtë njoftim, sipas dëshmitarit i ishin drejtuar drejtorit të operimeve për sqarime se si të veprojnë ngase siç thotë ai si departament i kanë raportuar atij dhe kryeshefit ekzekutiv.

“Në atë kohë, drejtor i operimeve ka qenë Luigj Imeri, por, si zëvendësues ka qenë duke zëvendësuar drejtori i shërbimeve të korporatës, Edmond Nulleshi dhe ne kemi kërkuar sqarim se si të veprojmë tutje dhe deri në një sqarim të situatës, Edmond Nulleshi përmes e-mailit na ka thënë vazhdoni siç keni vepruar deri më tani deri në njoftim të radhës”, ka thënë Beqiraj.

I pyetur nga prokurori special Dren Paca nëse për këto ka qenë në dijeni edhe kryeshefi ekzekutiv- tani i akuzuari Nagip Krasniqi, dëshmitari e pohoi pasi ka qenë i përfshirë në komunikimet elektronike.

Ai tha se në maj 2023, kishin njoftuar operatorët se duhet të sjellin licencat në Kosovë ose licencat sipas parimit të reciprocitetit dhe ata që nuk i kanë sjellë këto licenca, janë njoftuar për shkëputje të licencës.

Paraprakisht, ai tha se para kësaj shkrese të ZRrE-së- licencë nuk është kërkuar, por KEK ka bërë kontrata me operatorët që kanë pasur garancionin bankar valid.

“Në rastet e shitjes së energjisë nga KEK, palët kanë pasur obligim të sjellin garancionin bankar si kesh depozitit, në mënyrë që të marrin pjesë në ankandet ditore të shitjes. Kur kemi pas raste të blerjes, kjo nuk kërkohet nga KEK. I bie që Korporata ka tregtuar me operatorë që kanë pasur garancion bankar valdid”, ka thënë ai.

Sipas Beqirajt, të gjithë këta operatorë i janë nënshtruar dosjes parakualifikuese.

I pyetur nëse ka pasur njohuri rreth rregullave apo kushteve të cilat i kërkon ZRrE, dëshmitari është përgjigjur se nuk ka shumë njohuri për këtë pjesë, por që kushtet përshkruhen në dosjen parakualifikuese, për të lidhur marrëveshje KEK me një X operator.

Prokurori e pyeti se si zhvillohej procesi i tregtimit, si zhvillohej ankandi dhe kush e bënte përzgjedhjen e fitueseve për periudhën 2022-2023.

“Pasi dërgojmë ne si KEK planin e operimit te palët e interesit, në këtë rast KOSTT, KEDS, KESCO. KOSTT i mbledh të gjitha të dhënat nga të gjithë operatorët dhe na dërgon kalkulimin e ndarjes. Aty e shohim tepricën e energjisë, për këtë tepricë ne e kemi hapur ankandin publik, zakonisht në ora 9:00 të mëngjesit. Tregtimi një ditë para, hapja e ankandit i dërgohet përmes e-mailit të gjithë operatorëve që i kanë plotësuar kushtet”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, në rastin e shitjes, bëhet sipas çmimit me të lartë, kurse në rastin e blerjes çmimi më i ulët dhe për konfirmim të ofertave, ato janë dërguar te drejtori dhe kryeshefi ekzekutiv.

Nënshkrimin e kontratave, Beqiraj tha se më herët e ka bërë drejtori operativ dhe kryshefi ekzekutiv por gjatë kësaj periudhe kryeshefi e kishte autorizuar drejtorin për nënshkrimin e këtyre kontratave ditore.

Prokurori e pyeti dëshmitarin nëse është dëmtuar buxheti i shteti nga lidhja e kontratave me operatorët që nuk kanë qenë të licencuar. Kjo pyetje u kundërshtua nga mbrojtja e Krasniqit, avokati Virtyt Ibrahimaga, e më pas trupi gjykues refuzoi pyetjen.

Dëshmitari tha se aq sa e di nuk ka qenë kusht licenca e operatorit para vitit 2022 dhe se ka mjaftuar nëse operatori ka pasur licencë në shtetin e vet dhe kanë pasur mundësi që ato të përkthehen.

Dëshmitari Beqiraj shtoi se njoftimin e ZRrE-së e kanë pranuar përmes e-mailit dhe se nuk i kujtohet nëse ka pasur vendim në formë të shkruar për ndalimin e tregtimit me këta operatorë.

I pyetur se cili ka qenë qëndrimi i KEK për këtë njoftim, ai tha se nuk mund të përgjigjet pasi s’ka qenë pjesë e asnjë grupi punues dhe nuk ka pasur informata si departament.

Sa i përket njohjes reciproke për të cilën dëshmitari tha se kanë pasur të drejtë të tregtojnë në Kosovë, theksoi se e ka pasur fjalën për periudhën pas njoftimit të ZRrE-së.

Tutje, ndër të tjera, dëshmitari Beqiraj është pyetur se ku bëhej dorëzimi i energjisë, ku avokati i tregoi një kontratë mes KEK dhe HSE duke e pyetur se në cilin kufi energjik ishte bërë tregtimi.

“Sipas kësaj kontrate shihet që HSE ka qenë shitëse dhe energjinë e ka sjellë përmes Malit të Zi- Kosovë”, u shpreh dëshmitari.

Lidhur me kontratën me kompaninë NOA, dëshmitari Beqiraj ka thënë se në bazë të kontratës nuk mund të japë mendim sepse i mungon procesverbali.

Ai u pyet dhe nëse KEK ka licencë të eksportojë rrymë, për çka dëshmitari tha “Po”.

Veç tjerash, dëshmitari u pyet edhe nëse HSE kishte marrëveshjen “Acess” me KOSTT. Ai tha se me sa e di ka pasur.

Vetë i akuzuari Nagip Krasniqi, e ka pyetur dëshmitarin se në rastet kur HSE ka fituar ankandet dhe nëse do përjashtohet, a i bie që KEK do blinte më shtrenjtë energji elektrike.

“Nëse HSE ka ofertuar me çmim më të ulët, po mos të kishte qenë HSE operator me çmimin më të ulët, i bie që kish fituar oferta e dytë me radhë me çmimin me të ulët”, ka thënë dëshmitari.

Krasniqi pyeti dëshmitarin se si kishte ardhur deri tek vlerësimi se është dëmtuar buxheti i Kosovës për shkak se HSE nuk ishte biznes i regjistruar në Kosovë dhe nuk ka paguar TVSH. Për këtë, Beqiraj u shpreh se e ka thënë në të përgjithshme se po të ishte do i nënshtrohej procedurave të ATK-së.

Sa i përket pyetjes se a e di nëse ATK ka nisur hetim për evazion fiskal nga ana e kompanisë HSE, dëshmitari u shpreh se nuk ka njohuri.

I pyetur nëse ka pasur të drejtë HSE të operojë pa licencë duke u thirrë në pretekstin se dorëzimi është duke e bërë në zonë kufitare.

“Nuk e di”, ka thënë ai, ndërkaq shtoi se në ofertë çmimi merret si final.

Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024. I pafajshëm ai u deklarua edhe në seancën e 3 korrikut 2025.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Në aktakuzë thuhet se operatorit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531 mijë e 920 euro e 79 centë. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore. Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3 milionë e 229 mijë e 905 euro.

Nga provat e Prokurorisë, thuhet se ZRrE, KEK-ut i kishte shqiptuar dënim për shkak të shkeljeve të konstatuara në blerje të energjisë. Raporti i Zyrës së Regullatorit kishte gjetur se bazuar në legjislacionin e vendit, aktivitetet e tregtisë së energjisë mund të ushtrohen vetëm me licencë të lëshuar nga ZRrE, e që janë të regjistruara në Kosovë. Aty thuhet se aktivitetet pa licenca, mund të lejoheshin vetëm nëse operatorët kanë licencë në vendet e tyre të cilat mund të njihen në Kosovë vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet sipas rregullores për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë.

Sipas aktakuzës, ZRrE kishte reaguar disa herë përmes shkresave dhe emailit zyrtar që KEK të veprojë në përputhje me ligjin dhe aktivitetet e tregtimit të energjisë me operatorë të palicencuar.

Tutje, thuhet se ZRrE më 19 gusht 2022, kishte monitoruar procesin e tregtimit në kohë reale dhe kishte vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave KEK kishte vazhduar të veprojë në kundërshtim me ligjin.

Grupi punues i KEK-ut, ishte pajtuar që të respektonin të gjeturat e raportit të ZRRE-së. “Pavarësisht bindjeve dhe argumenteve të cekura më lartë, KEK do të respektoj përfundimisht qëndrimet e ZRrE-së, si një institucion i thirrur për rregullim të sektorit të energjisë i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, i cili i jep ketë kompetencë. Në këtë rast, KEK do të ndërpresë tregtimin energjisë me tregtarë që nuk prezantojnë licencë apo dëshmi nga ZRrE që e dëshmojnë që nuk kanë licencë meqë janë shtjerrë të gjitha mundësitë me komunikimet që kemi pasur me ZRrE”, thuhet në aktakuzë.

Kjo përgjigje e grupit punues, sipas Prokurorisë nuk ishte dërguar e plotë. Në e-mailin e përcjellë nga Eljas Jashari, thuhet se ishin dërguar vetëm komentet mospajtuese që kundërshtonin të gjeturat e ZRrE-së, duke konsideruar se nuk kishin nevojë për licenca shtesë, meqë të njëjtat ishin të licencuara në shtetet e tyre.

“Sipas përgjigjes së lartcekur rezulton se ZRrE-së nuk i ishin përcjellë qëndrimet e grupit punues të KEK, por qëndrimi personal i Nagip Krasniqit”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, thuhet se edhe nga opinioni i zyrës ligjore të KEK-ut, ku në ‘cc’ ishte edhe vetë i pandehuri Krasniqi, i kishte dhënë të drejtë ZRrE-së, duke e vënë në dijeni të akuzuarin Krasniqi që duhet të respektohet rregullatori pasi është autoriteti shtetëror që ka kompetencë për këtë fushë. Madje, sipas këtij opinioni edhe kur KEK-ka dërguar rastet në Gjykatë, ZRrE ka fituar rastet dhe kërkesëpaditë e tyte janë refuzuar, pasi kompetenca e tyre është përfundimtare për çështjet e energjisë elektrike.

Nagip Krasniqit, sipas aktakuzës i ishte dërguar edhe një e-mail nga Departamenti i Menaxhimit të Tregtimit me Energjinë duke kërkuar nga Krasniqi konfirmimin nëse duhej tregtuar me operatorin “HSE”, duke theksuar se nga përgjigja dërguar ZRrE-se, nënkuptohej se duhej të vazhdohej tregtimi.

I akuzuari Krasniqi ishte përgjigjur “konfirmoj vazhdimin e tregtimit sipas përgjigjes që i është dërguar ZRrE-së”. Si pasojë e kësaj, tregtimi me ketë operator të palicencuar kishte vazhduar deri në pezullimin dhe ndërprerjen përfundimtare të kontratës në maj 2023, përkatësisht gusht 2023.

Me konfirmimin që drejtori operativ, Luigj Imeri kishte kërkuar nga kryeshefi Krasniqi, në këtë korrespodencës, sipas Prokurorisë thuhet se pas përgjigjes së Krasniqit, Anjeta Zeqiri dhe Besa Shatri ishin tallur.

“Hahaha ja ke prish tripat”, “Ej qetu Luigji ka pas me dhanë dorëheqje…i paska ra pishman”, ishin replikat në ketë e-mail zyrtar.

Operatori nga Sllovenia thuhet se nuk ishte në listën e kompanive të licencuara e sipas ARBK-së, as e regjistruar si biznes në Kosovë.

Tutje, në aktakuzë bëhet e ditur se pas shkresës se KEK-ut të 7 gushtit 2023, vërtetohet se pas arrestimit të Nagip Krasniqit (për çështje që nuk ndërlidhen me këtë rast), KEK më 19 maj 2023 fillimisht kishte njoftuar “HSE” se po e pezullonte bashkëpunimin për ta njoftuar me vonë se po e shkëpusin kontratën në mungesë të licencës se lëshuar nga ZRRE, duke e njoftuar se në momentin që “HSE” dëshmon posedimin e licencës të lëshuar ose të njohur nga ZRRE, atëherë KEK mund të iniciojë procesin e nënshkrimit të një kontrate të re.

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së
Kryesore

Përparim Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së

25/11/2025 - 21:09
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
Kryesore

Përparim Rama: Kurti autokrat, VV-ja sekt

25/11/2025 - 20:52
Gazetari Mehmetaj me kritika të ashpra për Bedri Hamzën në rastin e Lladrovcit: E pate mundësinë me ia tregu vendin një vogabondi, u frikësove
Kryesore

Gazetari Mehmetaj me kritika të ashpra për Bedri Hamzën në rastin e Lladrovcit: E pate mundësinë me ia tregu vendin një vogabondi, u frikësove

25/11/2025 - 20:39
Kurti pasi Sllovenia njeh patentë shoferët e Kosovës: Tjetër lajm i mirë për qytetarët, bashkatdhetarët dhe shtetin tonë
Kryesore

Kurti pasi Sllovenia njeh patentë shoferët e Kosovës: Tjetër lajm i mirë për qytetarët, bashkatdhetarët dhe shtetin tonë

25/11/2025 - 19:50
MPJD: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit shkatërrues
Kryesore

MPJD i kërkon konfirmim Serbisë për arrestimin e Avni Qenajt, i drejtohet zyrtarit ndërlidhës serb në Kosovë

25/11/2025 - 19:19
Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
Lajme

Tahiri: Kurti nga dita e parë nuk i ka pasur numrat për qeveri

25/11/2025 - 19:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Bekim Feka – qytetarit që e incizoi punëtorin pa masa sigurie: “A kur te she njeri qe inqizon direkt e ta q…. nanen tull kry…”

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Abdixhiku i reagon Osmanit pasi ajo bëri me gisht kah ish-opozita për buxhetin, e zbulon çfarë i kishte propozuar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A do të nënshkruhet nesër koalicioni me PDK-në? Ja çfarë thotë Eman Rrahmani

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit pas fjalëve të Bedri Hamzës për të

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë