Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi në Hagë, Bajrami: Pres vendim lirues, nuk ka prova për “ndërmarrje të përbashkët kri’minale” në UÇK

20/06/2026 - 16:10
në Lajme
A A
Gjykimi në Hagë, Bajrami: Pres vendim lirues, nuk ka prova për “ndërmarrje të përbashkët kri’minale” në UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po gjykohen për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë për më shumë se pesë vjet.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami ka folur lidhur me këtë proces siç e quan ai të stërgjatur dhe pa asnjë provë.

Bajrami u shpreh se Gjykata Speciale është larg standardeve evropiane, duke shtuar se kjo e fundit ka bërë shumë shkelje.

Ai thotë se pret aktgjykim lirues ndaj katërshës së UÇK-së, por deklaron se çdo vendim tjetër i kësaj gjykate do të ishte një skandal ndërkombëtar gjyqësor.

“Tani kanë mbetë edhe shumë pak ditë derisa të presim aktgjykimin e e Gjykatës Speciale. Padyshim që ky ka qenë një gjykim shumë i rëndë, i përcjellur me shumë shkelje të Kushtetutës së Kosovës, të konventave evropiane për të drejtat e njeriut, dhe raporti i ekspertit britanik këtë e ka konfirmuar. Kjo gjykatë është një model i një gjykimi shumë larg standardeve evropiane. Por, të gjitha këto shkelje që i ka bërë, zgjatja e procesit, mbyllja hermetike e procesit, ndoshta do të mund të amnistohen në qoftë se kjo gjykatë bien një aktgjykim lirues. Në qoftë se deklaron pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse asnjëherë dhe me asgjë nuk ka dokumentuar pohimet e aktakuzës. Çfarëdo vendimi tjetër i kësaj gjykate do të ishte një skandal ndërkombëtar gjyqësor, sepse do të ishte një precedent shumë i keq, kur gjykata në vend të drejtësisë ndan politikën, dhe bën një përpjekje që përmes një procesi të padrejtë të rishikojë historinë e Kosovës, të demonizojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me tendencë të kompromisimit të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Bajrami, për EO.

I pyetur se a mendon se do të mund të shtyhet gjykimi edhe pas 20 korrikut, Bajrami tha se stërzgjatja e procesit mund të shihet edhe si tendencë për përfitime financiare të gjykatësve.

“Çfarëdo shtyrje e re e aktgjykimit do të ishte një stërzgjatje e një procesi, që do të mund të kualifikohej edhe si një tendencë për përfitime financiare të gjykatësve, dhe nuk ka asnjë justifikim vonesa e aktgjykimit. Mendoj që aktgjykimi duhet të deklarohet me kohë, është vonu, dhe aktgjykimi i drejtë duhet të jetë një aktgjykim i pafajshëm, me çka hiqet çfarëdo hipoteke ndaj historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës”, tha Bajrami.

Për vendimin përfundimtar, ai u shpreh se pret që aktgjykimi të jetë lirues dhe se nuk ka pasur asnjë provë që vërteton se ka ekzistuar ndonjë ndërmarrje e përbashkët kriminale.

“Si jurist po flas. Si jurist unë pres që aktgjykimi të jetë lirues, sepse e kam përcjellë nga afër dhe kam qenë edhe pjesë e ekipit të mbrojtjes së presidentit Thaçi. Vlerësoj se nuk ka pasur prova, të cilat provojnë ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, dhe i tërë procesi është nisur me motive politike. Ka pasur një tendencë të kompromisimit të UÇK-së dhe kompromisimit të shtetndërtimit, dhe dua të besoj që këta gjyqtarë, që do të bien aktgjykimin, do t’i mbeten besnikë betimit që kanë dhënë kur janë zgjedhur gjyqtarë, dhe do të ndajnë drejtësinë e jo politikën”, tha Bajrami.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u arrestuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u dërguan në paraburgim në Hagë më 4 dhe 5 nëntor të vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar zyrtarisht më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë