Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë të dorëhequr në veri ‘mund të kthehen së shpejti’, deklarimet tjera të Vuçiqit ‘jo realiste

15/09/2024 - 17:27
në Kryesore, Lajme
A A
Gjyqtarët dhe prokurorët serbë të dorëhequr në veri ‘mund të kthehen së shpejti’, deklarimet tjera të Vuçiqit ‘jo realiste
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe Vuçiqi vetë e di…se e vetja mundësi tash për tash është kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në instuticionet e Kosovës.

Kështu vlerësoi Drejtori i Institutit serb për Zhvillim Ekonomik Territorial (inTER), Dragisha Mijaçiq rreth të ashtuquajturave “masa ndaj/për Kosovën” që u paraqitën teatralisht nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në “përgjigjen serioze” që kishte lajmëruar ta plasonte “brenda 72 orësh”.

Në një seri kërkesash për kthimin e gjendjes së status quos së para dy viteve në veri, Vuçiq kërkoi gjithçka që kishte urdhëruar vetë serbët që të hiqnin dorë: zgjedhje në veri, kthim të serbëve në polici, gjyqësi, prokurori, themelim të Asociacionit etj.

“Veç sa për të kënaqur publikun serb”, tha Dragisha Mijaçiq, ndërsa të vetmen kërkesë realiste e pa kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, dorëheqjet e të cilëve s’ishin formalizuar asokohe nga institucionet kosovare.

“Nga të githa masat në këtë pikë, ka mundësi të rikthehen prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e Kosovës, gjë që mund të pritet së shpejti, dhe kaq merr fund ky tregim; sepse është jo realiste të përmbushen pikat tjera: as organizimi i zgjedhjeve, as për policinë, Asociacioni apo lirimi i të arrestuarve”, tha Mijaçiq, siç e citoi “KoSSeV”.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë që deklarime dhe kërkesat t e Vuçiqit janë “gënjeshtra të mëdha për përdorim të brendshëm” derisa rikujton që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës “e kanë lënë të hapur mundësinë e kthimit” të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

”KGJK dhe KPK e kane lënë të hapur mundësine e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Si KGJK ashtu edhe KPK mjaftueshëm kanë zgjatur afatin pritjes së gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbeshtetës për t’u kthyer në vendet e tyre të punës. Kërkesa apo deklaratat e Vuciqit për kthimin e tyre më shumë është gënjeshter e madhe për përdorim të brendshëm në Serbi se sa kerkesë për Kosovën”, tha Miftaraj për Nacionale.

”Sikurse, KGJK dhe KPK duhet të sigurohen të kthehen vetëm ata gjykatës, prokurorë dhe staf mbështetës që nuk kanë marrë pjesë në manifestime politike dhe në protestat e dhunshme që kanë ndodhur në vitet e fundit në pjesën veriore të Kosovës”, përfundoi Ehat Miftaraj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, eventualitetin e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të dorëhequr në nëntorin e vitit 2022, e kishte quajtur “tallje me institucionet..që s’duhet të pranohet”.

“E konsideroj që është e papranueshëm që gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dorëhiqen apo policët në anën tjetër të pranohen të kthehen në institucione sepse kjo është tallje me institucionet e Republikës, si e tillë nuk duhet të pranohet”, ishte shprehur vitin e kaluar Albulena Haxhiu.

Haxhiu kërkonte nga KPK dhe KGJK që të hapin mundësitë për prokurorë dhe gjyqtarë të rinj serbë në veri, ndërsa shtoi se “sipas informata që unë posedoj po bënë përpjekje për të kryer detyrat e tyre në këtë drejtim”.

“Sa i përket ri funksionalizimit të Gjykatave apo Prokurorive në Veri, siç jeni në dijeni edhe Gjykatat edhe Prokuroria funksionojnë në Veriun e vendit tonë, situata është vështirësuar prej momentit kur janë dorëhequr gjyqtarët dhe prokurorët serbë”, shprehej Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut, kjo është një çështje serioze
Kryesore

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut, kjo është një çështje serioze

13/09/2025 - 09:33
Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
Lajme

Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion

13/09/2025 - 09:18
Maliqi: Vjosa Osmani ka qenë shumë e dobët dhe e padukshme, i ka mbajtur ‘ison’ Albin Kurtit, vështirë të rikandidohet!
Lajme

Maliqi: Vjosa Osmani ka qenë shumë e dobët dhe e padukshme, i ka mbajtur ‘ison’ Albin Kurtit, vështirë të rikandidohet!

13/09/2025 - 09:15
Vendoset “tjetër gur kilometrik” në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Lajme

Vendoset “tjetër gur kilometrik” në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

13/09/2025 - 09:08
Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
Kryesore

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës

13/09/2025 - 09:01
Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici
Lajme

Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici

13/09/2025 - 08:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë