Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Gmica Travel” vazhdon t’i mashtrojë qytetarët me oferta turistike, gjobitet pesë herë me mijëra euro

18/06/2026 - 16:21
në Lajme
A A
“Gmica Travel” vazhdon t’i mashtrojë qytetarët me oferta turistike, gjobitet pesë herë me mijëra euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia turistike “Gmica Travel”, me pronar Miran Fejzullahun, është gjobitur gjashtë herë nga Inspektorati i Tregut, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kjo kompani po akuzohet nga qytetarët për mashtrim me ofertat turistike, anulim të udhëtimeve dhe moskthim të mjeteve të paguara.

Sipas dokumenteve zyrtare që ka siguruar Gazeta Insajderi nga Inspektorati i Tregut, ndaj kompanisë “Gmica Travel” janë nxjerrë gjithsej gjashtë vendime, me gjoba në vlerë totale prej 10 mijë e 200 euro.

Tri gjobat e para me nga 3 mijë euro secila janë për shkak se pronari i kompanisë Miran Fejzullahu nuk iu ka kthyer paratë qytetarëve pas anulimit të ofertave turistike.

Vendimi i parë ka ardhur pas ankesës së një konsumatori për anulimin e një oferte për Milano në vlerë prej 330 eurosh, për të cilën nuk u ofrua dëshmi rimbursimi.

Vendimi i dytë specifikon një rast të ngjashëm për një udhëtim të anuluar për Stamboll në vlerë prej 237 eurosh.

Ndërsa gjoba e tretë prej tre mijë eurosh u vendos pas ankesës së një grupi prej njëmbëdhjetë konsumatorësh, të cilët kishin paguar nga 165 euro për person për një udhëtim në Budapest, Vjenë dhe Pragë, i cili po ashtu ishte anuluar nga operatori pa u proceduar rimbursimi i kërkuar.

Përveç këtyre rasteve, operatorit i janë shqiptuar edhe dy gjoba të tjera të bazuara në Ligjin për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut.

Njëra gjobë, në vlerë prej 700 eurosh, u shqiptua pasi subjekti nuk prezantoi kontratën dhe dëshmitë e nevojshme pas anulimit të një udhëtimi për Milano nga një konsumator, i cili kishte kërkuar kthimin e mjeteve për shkak të një rasti të vdekjes në familje.

Gjoba tjetër prej 500 eurosh u vendos pas inspektimit të një ankese lidhur me një rezervim akomodimi në Golem, ku sipas procesverbalit, konsumatorët nuk kanë gjetur rezervim në hotelin e paguar dhe janë vendosur në një apartament privat.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar pronarin e kompanisë “Gmica Travel”, Miran Fejzullahu i cili ka mohuar këto vendime duke u arsyetuar se nuk kanë shkuar në adresë të kompanisë së tij.

Gazeta Insajderi sjell detaje nga vendimet që janë dhënë gjatë viteve 2025 dhe 2026 ndaj kompanisë “Gmica Travel”</p
Tri gjoba nga 3 mijë euro

Inspektorati ka shqiptuar tri gjoba prej 3 mijë eurosh secila (me mundësi pagese prej 50 për qind nëse paguhen brenda 15 ditëve), për shkak se agjencia ka refuzuar të ofrojë dëshmi për rimbursimin e qytetarëve, duke rënë në kundërshtim me ligjin.

Anulimi i ofertës për Milano

Konsumatori kishte rezervuar dhe paguar 330 euro për ofertën “Milano”. Agjencia e ka anuluar udhëtimin në ditën e nisjes me arsyetimin se “nuk është arritur numri i pasagjerëve”. Edhe pse drejtori premtoi rimbursimin para inspektorëve, agjencia nuk paraqiti kurrë dëshmi se ia ka kthyer paratë qytetarit.

Anulimi i ofertës për Stamboll

Konsumatori kishte paguar 237 euro për udhëtim në Stamboll. Edhe kjo ofertë u anulua ditën e nisjes nga agjencia. Përkundër urdhrit të inspektoratit brenda afatit prej 8 ditësh, “Gmica Travel” nuk ofroi asnjë dëshmi se paratë i janë kthyer klientit.

Anulimi i ofertës për Budapest – Vjenë – Pragë

Një grup i madh qytetarësh (me inicialet I.M., N.J., M.Ç., B.K., E.B., E.S., M.M., Z.Ç., S.C.S., A.S., E.S.) kishin paguar nga 165 euro për person për një udhëtim treditor në Budapest, Vjenë dhe Pragë. Agjencia e anuloi udhëtimin me pretekstin e “numrit të vogël të udhëtarëve”. Agjencia dështoi të kthejë paratë dhe të dorëzojë dëshmitë në Inspektorat.

Vdekja e familjarit dhe refuzimi i rimbursimit

Konsumatori (M.R.) kishte paguar 330 euro për dy persona për një ofertë në Itali-Milano. Një ditë para nisjes, bashkëshortja e konsumatorit pësoi sulm në tru dhe ndërroi jetë të nesërmen. Edhe pse bëhej fjalë për një rast vdekjeje dhe anulim të detyruar nga tragjedia familjare, “Gmica Travel” refuzoi t’ia kthente mjetet palës. Për shkak të mosparaqitjes së kontratës dhe dëshmive, agjencia u gjobit me 700 euro.

Problemet me hotelin “All Inclusive” në Golem

Arsyeja: Konsumatorja kishte paguar 510 euro për akomodimin e prindërve të saj në hotelin “Grand Blue Fafa” në Golem me shërbim “All Inclusive”. Kur prindërit arritën në hotel, u njoftuan se nuk kishte rezervim për ta. Agjencia i vendosi ata në një apartament privat, në kushte të ndryshme nga ato për të cilat kishin paguar. Agjencia nuk bashkëpunoi me inspektorët dhe u gjobit.

Dorëzimi në Gjykatë për reklama mashtruese në Facebook

Përveç gjobave të mësipërme, Inspektorati i Tregut ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Lipjan.

Agjencia ka shpërndarë mesazhe dhe materiale reklamuese me përmbajtje mashtruese në faqen e saj në Facebook, duke joshur qytetarët me oferta të rreme (si p.sh. 2 ditë – 1 natë = 50 euro; 3 ditë – 2 net = 100 euro). Kur qytetarët shkonin në zyrat e saj për të rezervuar, njoftoheshin se ato oferta nuk ekzistonin ose nuk ishte e mundur të bëhej rezervimi me atë çmim. IQMT konstaton se ky subjekt ka përhapur informata të rreme që krijojnë huti dhe dëmtojnë konsumatorin.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë