Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Godet” Remzi Ejupi: Kryetari i Federatës na ka uzurpuar tokën në Bërnicë, ai e ka uzurpuar gjysmën e Taukbahçes, futbollit të Kosovës i janë vjedhur financat

25/12/2023 - 13:31
në Sport
A A
“Godet” Remzi Ejupi: Kryetari i Federatës na ka uzurpuar tokën në Bërnicë, ai e ka uzurpuar gjysmën e Taukbahçes, futbollit të Kosovës i janë vjedhur financat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

sh-presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi e “goditi” mbrëmë udhëheqësinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, më saktësisht kryetarin aktual të saj, Agim Ademi.

I ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ejupi e përmendi një rast, që sipas tij, kreu i FFK-së, e ka uzurpuar një pjesë të parcelës që ia kishte ndarë Qeveria klubit të futbollit Prishtina për ta ndërtuar kompleksin sportiv në Bërnicë. Ejupi insiston se Federata po bën keqpërdorime të mjeteve, shkruan “Gazeta Express”.

“Këtu nuk është qëllimi për ta zhvilluar futbollin. Qëllimi është se qysh me e mbajt atë pozicion për vete. Futbollit të Kosovës i vidhet e drejta, i janë vjedh të gjitha financat. Mbahet një grup me një tjetër për t’i mbajtur pozitat e veta për të qëndruar sa më gjatë. Kurse, futbolli është duke shkuar thellë e më thellë në humnerë”, deklaroi fillimisht Ejupi.

“Nëse e shihni këtu, na kanë premtuar atëherë, jo UEFA, jo FIFA, jo do të bëhet në Obiliq, kaq milionë, por kurrë nuk u nis asgjë. E morëm ne një parcelë duke iu falënderuar si qytet i kryeqytetit ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vërtetë na ndajti këtë tokë. Nuk ka vend ku s’kemi shkuar për ta kërkuar vetëm një hektar vend për ta bërë këtë fushë”, vazhdoi ai.

“Dhe çka ndodh këtu? Mu këtu, ku na kanë ndarë fushën, kryetari i Federatës vjen dhe na uzurpon tokën dhe atje bën fushë. Ka bërë fushë pa leje dhe pa asgjë. Megjithatë, ai një ditë nuk do të jetë më kryetar dhe fusha do t’i mbetet prapë futbollit, do t’i ngelet kryeqytetit”, nënvizoi Ejupi.

“Përveç se ta ka uzurpuar atë vend, pasi si duket është mësuar me uzurpime, si duket edhe nga Komuna ka pasur mbështetje. Ky (Agim Ademi) i ka bërë 2-3 fusha në atë vend, pa kokërr leje. Ai ka ta uzurpuar gjysmën e Taukbahçes. Gjysma e Taukbahçes është e uzurpuar dhe çdo vit vjen duke u betonuar atje. Atje në Komunë flejnë më duket, askush s’merret me të. Natyrisht, kur njeriu mësohet duke uzurpuar, vazhdon të uzurpojë pasi mendon se s’ka problem”, tha tutje ai.

“Ai (Ademi) pretendon se ka hise në atë tokë, ndërsa me para të Federatës i ka bërë 2-3 fusha në tokë të huaj për arsye se është mësuar me uzurpime”, përfundoi Ejupi. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: UEFA e konfirmon se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në Leskovc
Sport

Zyrtare: UEFA e konfirmon se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në Leskovc

15/09/2025 - 19:50
Mesfushori që pritet t’i thotë ‘lamtumirë’ Realit
Sport

Mesfushori që pritet t’i thotë ‘lamtumirë’ Realit

15/09/2025 - 17:38
Conor McGregor tërhiqet nga gara presidenciale e Irlandës
Sport

Conor McGregor tërhiqet nga gara presidenciale e Irlandës

15/09/2025 - 15:19
Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë
Sport

Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

15/09/2025 - 11:27
Batatina premton se Llapi do të kthehet, i godet rëndë kritikët
Sport

Batatina premton se Llapi do të kthehet, i godet rëndë kritikët

15/09/2025 - 11:25
Fisnik Asllan, lojtar i ndeshjes – paraqitje e mirë edhe nga Albian Hajdari
Sport

Me një lojtar më pak, Real Madridi triumfon ndaj Sociedadit

13/09/2025 - 20:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë