Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar gol ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Bernardo Silva, shkruan Indeksonline
Silva shënoi një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 22’të pas një asisti nga Mendes.
Kujtojmë që kush fiton në këtë ndeshje siguron kualifikimin në raundin eliminim/direkt në Euro 2024.