Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë

15/09/2026 - 12:46
në Kryesore, Lajme
A A
Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka replikuar me analistin politik, Agon Maliqi, i cili dje i reagoi Golës për një postim ku ai deklaron se komentimi në media ndërkombëtare për “tensione ndëretnike” është i dëmshëm.

Por, Maliqi tha se analiza e tij s’kishte të bënte me “tensione ndëretnike”, por se ai kishte thënë se vendimi i Hagës mund të ketë ndikim në marrëdhëniet tashmë “të tendosura” ndëretnike në një analizë të tij.

Duke thënë se nuk pati guxim për t’ia përmendur emrin, Maliqi kishte shkruar se Gola ka “kaluar pak në terrenin e policimit dhe disciplinimit patriotik” të mendimeve të analistëve në mediat ndërkombëtare.

“Në botëkuptimin e mendësisë sunduese të Kinostudios Shqipëria e Re – ku realiteti është një fushë me lule e vizatuar nga Baba – të thuash se në Kosovë verdikti i Hagës mund të ngjallë emocione të forta dhe të ketë ndikim në marrëdhëniet tashmë të TENDOSURA ndëretnike (strained interethnic relations) – e jo të tensionuara, siç pretendon Gola – madje duke e vënë theksin te fakti se kjo MUND TË KEQPËRDORET NGA FUQI TË TRETA (lexo Rusia) për inskenime – kjo na qenka ujë në mulli të armikut. Prandaj, insiston deputeti, kritikët nuk duhet të habiten nëse dikush i quan tradhtarë”, kishte shkruar Maliqi.

Kësaj i ka reaguar sot Gola, duke insistuar se kritika e tij ka qenë parimore.

“Postimi im kishte një pretendim shumë të thjeshtë: kur bëjmë konstatime për çështje të ndjeshme, sidomos kur flasim për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, duhet të mbështetemi në fakte. Ti paske shkr(et)uar gjatë kundër meje, por fakte s’ke ofruar. Tek në fund të shkrimit paskeni përmendur faktin se serbët “organizojnë sulme ndaj policisë” dhe vazhdojnë ta votojnë Listën Serbe. Por kjo nuk është dëshmi e marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike”, tha Gola.

Deputeti i Vetëvendosjes reagoi edhe për termet e përdorura nga Maliqi e që aludonin me komunizmin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Agon Maliqi, arsyeja pse unë nuk përmendi emra në postimet e mia nuk është mungesa e guximit. Është përpjekja që debatin ta mbaj në nivelin e parimit dhe të argumentit. E pse ti e ke gjetë emrin tënd në kritikën time parimore është problemi yt.

Më vjen tepër keq, që në vend se të mjaftohesh me identifikimin e disa fakteve për ta përjashtuar veten nga kritika ime parimore, ti paske zgjedhur ta personalizosh me “Kinostudio Shqipëria e Re”, “Baba”, “deputetët e Kinostudios”, “vigjilenca patriotike”, “qyftet” e çka mos. Kjo mund ta bëjë shkrimin tënd më cinik, por s’e bën dot argumentin më të fortë e as analizën më racionale.

Shkurtazi, sa i përket kuptimit të “strained”, në kontekstin e marrëdhënieve politike dhe ndëretnike, “strained relations” mund të përkthehet krejt natyrshëm si “marrëdhënie të tensionuara”. Mund të përdoret edhe “të tendosura”, por këtu po flasim për një finesë gjuhësore që nuk prek substancialisht thelbin. Prandaj kështu edhe të kanë përkthyer mediumet vendore.

Përndryshe, postimi im kishte një pretendim shumë të thjeshtë: kur bëjmë konstatime për çështje të ndjeshme, sidomos kur flasim për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, duhet të mbështetemi në fakte. Ti paske shkr(et)uar gjatë kundër meje, por fakte s’ke ofruar. Tek në fund të shkrimit paskeni përmendur faktin se serbët “organizojnë sulme ndaj policisë” dhe vazhdojnë ta votojnë Listën Serbe. Por kjo nuk është dëshmi e marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike. Cilët serbë? Të cilës pjesë të Kosovës? Cilat sulme? Në çfarë përmasash? Dhe, mbi të gjitha, pse një sulm ndaj policisë duhet automatikisht të lexohet si tregues i konfliktit ndëretnik? Pyetje të ngjashme janë vendimtare që konstatimet të marrin formën e argumentuar dhe të mos shndërrohen në propagandë.

Tjetra, shembulli që ke ofruar flet kundër konstatimeve tua: nuk po thoni që ka sulme të serbëve ndaj shqiptarëve, por ndaj policisë? Dmth sulmi është ndaj shtetit, e jo ndaj një etnie tjetër. Kur sulmohet policia, supozimi i parë nuk është konflikt etnik, por sulm kriminal i, ta zëmë, trafikantëve të drogës, plaçkitësve, kontrabandistëve, huliganëve, bandave kriminale etj., për c’gjë policia është e obliguar të reagojë. E kur dihet realiteti politik i veriut, atëherë asociimi i parë lidhet me agjentë politikë të LS-së që aktrojnë si qytetarë për të fabrikuar konflikte etnike të paqena, e që ti, për kushedi se për çfarë arsye, i merr për të mirëqena. Të paktën unë nuk di për raste të tilla të tensioneve ndëretnike, përpos ndonjë rasti sporadik dhe pa ndonjë shtrirje domethënëse që do të mund të çonte në konstatime për “strained interethnic relations”. Nëse nuk ka, atëherë s’më mbetet tjetër përpos që konstatime të tilla t’i cilësoj si përpjekje për etnizim të konfliktit politik, bartës të së cilit nuk janë serbët në Kosovë, por Lista Serbe, Beogradi, disa analistë dhe, për fat të keq, disa eksponentë partiakë.

Paske përmendur edhe mundësinë që gazetarët ndërkombëtarë, pasi bëjnë shumë pyetje, më pas përzgjedhin vetëm citimet që u duhen. Mundet. Por kjo nuk ndodh vetëm në mediat ndërkombëtare. Mediat tona madje shquhen për këtë. Por shpjegimi yt do të kishte kuptim sikur qëndrimi i cituar të ishte aksidental e i shkëputur nga bindjet tua. Nuk është. Ai është në përputhje me një linjë interpretimi që ti e ke artikuluar edhe publikisht gjatë tërë kohës.

Dhe në fund: unë nuk kam pretenduar ndonjë “harmoni të plotë ndëretnike”, siç më karikaturon ti. Pretendimi im ka qenë shumë më modest. Thjesht që qëndrimet për marrëdhënie të tensionuara ndëretnike të mbështeten në fakte. Në vend të tyre, në shkrimin tënd ti ke ofruar ironi, metafora për komunizmin e Enver Hoxhës dhe një sulm ndaj policisë.

Dhe për fund: ndoshta kërkesa ime për fakte të duket “qyfte”, por ironia është se, edhe pasi ke shkruar gjithë atë shkrim për qyftet, nuk ke qenë në gjendje të flasësh as minimalisht për mishin e argumentit

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Edhe Adem Jashari është i akuzuar në Hagë

Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së
15/09/2026 - 13:38

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar në emisionin Kosova Today se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri. "Në një...

Më shumëDetails

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër
15/09/2026 - 13:22

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri
15/09/2026 - 13:09

Ish-deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, është nisur drejt Hagës bashkë me Endritin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Lajmin e bëri të ditur vet Tahiri, përmes një shkrimi në...

Më shumëDetails

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës
15/09/2026 - 12:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Flora Brovinës, të cilën e quajti një grua që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!
15/09/2026 - 12:35

Presidentja e Republikës (u.d.) Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së veprimtares, Flora Brovina. Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit...

Më shumëDetails

Komuna e Skenderajt organizon përcjelljen e vendimit të Hagës në sheshin e qytetit, fton qytetarët të marrin pjesë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
15/09/2026 - 12:19

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se, nesër nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë