Në orët e fundit u bë virale një foto e Gonzalo Higuain me mjekër të gjatë dhe me flokë e shkrepur në një dyqan sportiv në Miami.
Një imazh që ngriti menjëherë dyshime për autenticitetin e saj dhe në fakt misteri u zgjidh shumë shpejt.
‘Fotografia me flokë të gjatë ishte e krijuar me IA’- Ai që e zbuloi këtë ishte vetë djaloshi që kishte postuar foton që u bë trend dhe më pas publikoi edhe fotoselfie origjinale ku 38 vjeçari argjentinas ka të njëjtën veshje por është me mjekër dhe flokë të kuruar duke pozuar pranë tifozit të ri duke buzëqeshur.












