Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Google dhe YouTube investojnë 13 milionë dollarë në kontrollimin e fakteve

30/11/2022 - 15:25
në Tech
A A
Google dhe YouTube investojnë 13 milionë dollarë në kontrollimin e fakteve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Google dhe YouTube po bëjnë presion për luftën kundër dezinformimit duke investuar 13.2 milionë dollarë për të mbështetur Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve (IFCN), i cili është përgjegjës për hapjen e një fondi, Fondi Global i Kontrollit të Fakteve, i cili tërheq 135 organizata nga 65 vende që luftojnë dezinformimin në mbi 80 gjuhë.

“Është granti më i madh ndonjëherë nga Google dhe YouTube për kontrollin e fakteve,” tha grupi në një deklaratë.

Fondi Global i Kontrollit të Fakteve i subvencionuar nga Google do të jetë funksional në vitin 2023 dhe do të çojë në disa risi në shërbimet e gjigantit amerikan.

Midis rezultateve të kërkimit, për shembull, artikujt e verifikimit në lidhje me kërkimin e përdoruesit do të theksohen, në mënyrë që të kemi menjëherë një pasqyrë të kontekstit.

E njëjta gjë do të jetë edhe për YouTube, ku një kuti e kontrollit të fakteve do të shfaqet në seksionin e rezultateve, nëse është në përputhje me videon e kërkuar. “Përveç titujve do të shihni një ekstrakt origjinal të tekstit së bashku me vlerësimin e verifikuar nga organizata të pavarura”, sqaron kompania.

E gjitha kjo falë veglës Fact Checker Explorer, e cila vjen nga një bazë të dhënash prej 150,000 burimesh të besueshme globalisht. Në rastin e lajmeve të rëndësishme, në lidhje me lajmet dhe ngjarjet aktuale, YouTube do të jetë në gjendje të shfaqë një panel të quajtur ‘Breaking News’, për të raportuar informacione nga burime që përputhen me udhëzimet e Google News. A’

Që nga viti 2018, Google News Initiative ka investuar afro 75 milionë dollarë në projekte dhe partneritete të dedikuara për forcimin e edukimit mediatik dhe luftimit të dezinformatave në mbarë botën./Ansa

JU REKOMANDOJMË

Si të mbroni të dhënat dhe pajisjet tuaja
Tech

Si të mbroni të dhënat dhe pajisjet tuaja

24/01/2023 - 16:02
Berisha, thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën
Tech

Berisha, thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën

14/01/2023 - 19:44
Opsioni falas që krijon hapësirë shtesë në iPhone
Tech

Opsioni falas që krijon hapësirë shtesë në iPhone

03/01/2023 - 17:08
Twitter ka gati përditësimin e ri, ja kur do lansohet
Tech

Twitter ka gati përditësimin e ri, ja kur do lansohet

02/01/2023 - 15:29
WhatsApp do të ndalojë së punuari në disa telefona që nga 31 dhjetori
Tech

WhatsApp do të ndalojë së punuari në disa telefona që nga 31 dhjetori

28/12/2022 - 22:33
Kompania kineze pranon se përdori të dhënat e TikTok-ut për t’i gjurmuar gazetarët
Tech

Kompania kineze pranon se përdori të dhënat e TikTok-ut për t’i gjurmuar gazetarët

23/12/2022 - 15:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes punëtori 30 vjeçar, 8 ditë pas lëndimit

    E dhimbshme: 28-vjeçari në Prishtinë vdes papritur në ditën e parë të punës

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë, nesër i jepet lamtumira e fundit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i Hovenierit pas takimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Burri i Albulena Haxhiut – FES-it: Çudi që ju merreni me Asociacionin, qysh po i përkëdhelni serbët?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • U shpërngul nga Ferizaj në Jordani para 115 vitesh, flet shqiptari që ka ruajtur gjuhën dhe historinë e familjes së tij

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2022 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë