Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

10/08/2026 - 12:17
në Kryesore, Lajme
A A
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se vazhdimi i seancës konstituive nuk ishte shkelje kushtetuese.

Gruda ka thënë se Gjykata Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën dhe jo për të interpretuar aktgjykimet e saj.

“Glauk Konjufca, në Gjykatën Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të ishte të kërkoje interpretim mbi interpretimin”, ka shkruar Gruda.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin KO124/25 e ka përcaktuar qartë se brenda afatit prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin.

“Gjykata, në Aktgjykimin KO124/25, e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin, e jo vetëm ta fillojë atë, siç po pretendon ti”, ka deklaruar ai.

Gruda i është referuar edhe paragrafit 140 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Lexoje çfarë thotë paragrafi 140:

‘(…) Gjykata vlerëson se afati 30 (tridhjetë) ditor i përcaktuar nga kushtetutbërësi në paragrafin 1 të nenit 66, nuk mund të trajtohet si afat brenda të cilit vetëm duhet provuar konstituimi i Kuvendit, porse ky afat (…) është afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi.’”

Në fund, Gruda ka ngritur pyetjen se çfarë do të kërkohej nga Gjykata Kushtetuese nëse çështja do të dërgohej sërish për interpretim.

“Pra, kjo çështje është interpretuar një herë nga Gjykata Kushtetuese dhe është interpretuar qartë. Çfarë po kërkon të dërgojm edhe një herë në Gjykatë? Që Gjykata ta interpretojë interpretimin e vet?”, ka përfunduar Gruda.

JU REKOMANDOJMË

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme
25/09/2026 - 09:37

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element...

Më shumëDetails

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
25/09/2026 - 09:21

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj....

Më shumëDetails

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?
25/09/2026 - 08:10

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë përdorur tone të ngrohta gjatë vizitës së liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar nevojën për...

Më shumëDetails

Edi Rama goditet me vezë në ShBA

Edi Rama goditet me vezë në ShBA
25/09/2026 - 08:06

Kryeministri Edi Rama është përballur me aktivistët edhe në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pranë tij ishte edhe bashkëshortja, Linda Rama si...

Më shumëDetails

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë
24/09/2026 - 23:38

Gazetari Gazmend Morina duke folur në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjska ka deklaruar se sipas informatava që kanë qarkulluar edhe nga terreni, terroristët serbë kanë qenë të...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima
24/09/2026 - 22:59

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë