Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari

12/08/2024 - 16:31
në Kryesore, Lajme
A A
Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të ndalë menjëherë lojërat dhe propagandën politike me Rastin Dehari, duke thënë se ka dorë në moszbardhjen e këtij rasti.

Gruda, në një konferencë për media, tha se show politik që Lëvizja Vetëvendosje e bëri sot para Prokurorisë Speciale, është vazhdimësi e keqpërdorimit të Rastit Dehari nga pushteti aktual.

“Janë bërë më shumë se tri vite që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet dhe nuk ka bërë asnjë hap për të zbardhur të vërtetën e Rastit Dehari, përkundër premtimeve për zbardhjen e tij sa ishin në opozitë. Përkundrazi, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë zhdukur e janë kthyer pjesërisht mostrat e Astrit Deharit dhe është djegur dy herë Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku ato ruheshin. Po ashtu, ka disa muaj që LVV po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me zjarrin në Institut dhe humbjen e mostrave”, theksoi ai.

Gruda ngriti një sërë pyetjesh lidhur me këto ngjarje, duke thënë se janë problemi themelor i pushtetit .

“Kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush i ktheu mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush e dogji Institutin? Si ndodhi që mostrat e Deharit u zhdukën në mars të 2023-tës dhe po në atë muaj ndodhi zjarri i parë në Institut? Pas zjarrit të dytë u dogj sistemi i kamerave në IML dhe për katër ditë me radhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive ku mbahen mostrat e Deharit. Si është e mundur që pikërisht në këtë interval kohor 4 ditor të gjendeshin dhe të ktheheshin mostrat e Astrit Deharit në Institut? Cilat janë masat që janë marrë ndaj personave përgjegjës për monitorimin e kamerave dhe atyre që kanë çelësin për hyrje në Dhomën e Dëshmive në IML? Pse po e pengoni themelimin e Komisionit Hetimor për Rastin Dehari?”, pyeti Gruda.

PDK kërkon që Qeveria e Kosovës t’i kthehet sa më parë punës në zbardhjen e së vërtetës për Rastin Dehari.

“Po ashtu, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se ky rast nuk do të mbetet i pazbardhur dhe se njerëzit e këtij pushteti që po e pengojnë zbardhjen e tij një ditë do të japin llogari para drejtësisë”, tha Gruda.

JU REKOMANDOJMË

Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së
18/08/2026 - 14:08

Aktorit Çun Lajçi, i cili është shndërruar në militant të Albin Kurtit, i ka kërkua falje deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, të cilën e kishte fyer dje. Ai...

Më shumëDetails

Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual

Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual
18/08/2026 - 13:58

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas takimit me drejtuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës së saj për konsultime. Haxhiu ka falënderuar pjesëmarrësit...

Më shumëDetails

Gërvalla: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional

Gërvalla: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional
18/08/2026 - 13:45

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje politike për tejkalimin e situatës aktuale institucionale në Kosovë, duke kërkuar nga subjektet politike...

Më shumëDetails

Në spitalin e Mitrovicës foshnja lind mbi 5 kilogramë

Në spitalin e Mitrovicës foshnja lind mbi 5 kilogramë
18/08/2026 - 13:36

Një rast i veçantë është shënuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku është realizuar me sukses një lindje natyrale e...

Më shumëDetails

Tentim për vendosjen e gurthemelit të kishës në Zagorë të Vushtrrisë, Komuna: Nuk kishin leje, njoftuam policinë

Tentim për vendosjen e gurthemelit të kishës në Zagorë të Vushtrrisë, Komuna: Nuk kishin leje, njoftuam policinë
18/08/2026 - 13:26

Komuna e Vushtrrisë ka reaguar pasi një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë, pa pasur...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave në protestë më 3 shtator para Qeverisë, konfirmon deputetja Bytyqi

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
18/08/2026 - 12:31

Kryetarët e komunave pritet të protestojnë më 3 shtator para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për çështjet me të cilat po përballen komunat. Deputetja e Aleancës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë