Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë

15/06/2025 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, të shtunën në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli rreth procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të luftës, si dhe për mosvizitat e udhëheqësve shtetërorë atje.

Gucati u fokusua edhe në mos vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit në Gjykatën Speciale të Hagës. Sipas Gucatit, Kurtit nuk i punon dora ta shkruaj fjalën UÇK , duke e hedhur poshtë pretekstin se ka shumë formular për t’u plotësuar nëse shkohet për vizitë në Hagë, deklaratë kjo e Kurtit.

“Mua është reale se kjo qeveri më ka befasuar, dhe ky kryeministër që është në detyrë ndoshta e keni dëgjuar në një televizion kur thotë ‘bëni të fala Rexhës dhe askujt tjetër’. A ka më dobësi? Ai nuk i ka bërë nder gjeneral Rexhep Selimit vetëm se i ka dërguar të fala”, u shpreh Gucati.

“Nuk po mundesh ta përmendësh emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës apo Pjetër Shalës, por të paktën kjo qeveri është dashtë të thotë bëji të fala Rexhës dhe shokëve të tij. E le më të plotësojë letrat për vizitë, por nuk duhen shumë letra, nuk janë 100 letra, janë 12 faqe aplikacioni me i mbush. Ky ka studiuar për 20 apo 30 vjet e nuk po mundet të plotësojë 12 faqe. Por këtij nuk i bën dora, nuk i punon dora të shkruajë UÇK”, ka thënë Gucati.

I njëjti ka theksuar se me Qeverinë në detyrë për katër vite asnjëherë nuk patën ndonjë raport, apo kontakt. Gucati pohoi se Qeveria e VV-së asnjëherë nuk u mor me familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e dalë nga lufta.

“Kjo qeveri, nuk dua ta krahasojë me dikë tjetër, ndoshta edhe armiku nuk do të dinte të sillej kaq keq me ne, për katër vite e gjysmë është në Qeveri nëse nuk gaboj. Kjo qeveri asnjë cent nuk e ka ndarë për shoqatat e dala nga lufta, kjo qeveri asnjë nënë të ndonjë dëshmori nuk e ka quar në ndonjë banjë për rehabilitim, kjo qeveri asnjë invalid të UÇK-së nuk e ka dërguar ta shërojë jashtë vendit, kjo qeveri asnjë veteran dhe asnjë fëmijë të veteranit nuk e ka dërguar për shërim jashtë vendit”.

“Kjo qeveri për katër vjet nuk e di kah hapet dera e Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Asnjë raport nuk e kemi me këtë qeveri, unë kur jam lëshuar nga burgu e pata bërë një kërkesë për shoqatat e dala nga lufta, kam informacione se as nuk e ka marrë në dorë e ta shikojë. As nuk e ka marrë ta shqyrtojë, dhe jo se më ka kthyer përgjigje pozitive apo negative. Kjo qeveri vetëm gojën e ka UÇK e dëshmorë, për këtë qeveri janë të mirë ata që kanë vdekur, këta që kanë mbetur të gjallë mbi 3 mijë invalid që jemi nuk jemi të mirë, dhe veteranë”, theksoi Gucati.

Ndër të tjera, Gucati, deklaroi se janë duke punuar në përgatitjet e një draft-dokumenti që ta dërgojnë në legjislaturën e nëntë të Kuvendit, kur të konstituohet, që Gjykata Speciale e Hagës të shuhet, apo që të vendoset në Kosovë.

Ai shton se nuk ka aspak besim në drejtësinë që servon Gjykata Speciale.

“Ne jemi në përgatitje në moment që do të formohen institucionet apo parlamenti i Kosovës, ne jemi duke punuar me disa juristë që t’ua dorëzojmë grupeve parlamentare një draft të shfuqizojë apo që ajo gjykatë të kthehet dhe të vjen në Kosovë, ku e ka vendin këtu, që të vjen në Kosovë. Unë besoj se ky është mision i mundur, pse nuk është e mundur e të kthehet gjykata apo të shfuqizohet krejt. Kjo gjykatë është formuar për krejt diçka tjetër është formuar për shtëpinë e verdhë, dhe jo për këto marifete çfarë kanë ndodhur atje, duke e ditur se me çfarë shpifje është duke punuar dhe me kë është duke punuar kjo gjykatë. Kjo gjykatë ka devijuar krejt, ne nuk besojmë në drejtësinë e saj, sepse kjo gjykatë ka devijuar në fillim”, ka thënë Gucati. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Java e ardhshme pa vapë ekstreme, mot kryesisht me diell

05/07/2026 - 22:25

Kosova pritet të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm gjatë javës së ardhshme, me temperatura të zakonshme për korrikun dhe pa valë të theksuara vape, sipas parashikimit të Institutit...

Më shumëDetails

Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme
05/07/2026 - 22:03

Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografinë e fundit të publikuar gjatë pushimeve në Ulqin. Në imazhin e ndarë me ndjekësit, këngëtari shfaqet pranë bashkëshortes...

Më shumëDetails

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj
05/07/2026 - 20:52

Policia e Kosovës ka ndëshkuar tre shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në trafik, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin...

Më shumëDetails

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel
05/07/2026 - 20:21

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka folur për mundësinë e ndikimit që një vendim eventual i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të ketë edhe...

Më shumëDetails

Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
05/07/2026 - 19:55

Sot, në media është raportuar se ka nosur mbledhja e nënshkrimebe për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë
05/07/2026 - 19:50

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë